Mjekët: Mund të infektoheni me Covid dhe grip në të njëjtën kohë dhe kjo do të ishte shkatërruese për imunitetin

0
151

Ekspertët kanë paralajmëruar për rrezikun që mund të shfaqet nga Covidi dhe gripi gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit, por tani kanë ngritur shqetësimin se mund të infektoheni nga dy sëmundjet në të njëjtën kohë.

“Mund të prekeni nga të dyja, gripi dhe Covidi në të njëjtën kohë dhe kjo do të ishte shkatërruese për sistemin imunitar”, ka deklaruar Dr. Adrian Burrowes, një specialist familjar në Florida, citon CNN.

Shanset për të ndodhur kjo sipas epidemiologes Dr. Seema Yasmin, janë kur personi infektohet më njërën e pastaj është i rrezikuar që të preket edhe nga tjetra sëmundje.

“Nëse prekeni nga ndonjë virus sezonal, kjo e dobëson organizmin tuaj dhe ju bën më të rrezikuar që të merrni edhe një infeksion tjetër”, ka deklaruar Yasmin.

Nëse njeriu preket nga Covidi dhe virusi sezonal, atëherë të dy mund të sulmojnë mushkëritë duke shkaktuar pneumoni, lëng në mushkëri dhe dështim të sistemit respirator. Poashtu mund të shkaktojnë sepsen, probleme me zemrën dhe inflamacion në zemër, mushkëri ose në tru.

Profesori Michael Matthay nga Universiteti i Kalifornisë thotë se infektimi nga dy sëmundjet rrit rrezikun për efekte afatgjate në këto organe.

Megjithatë mjekët kanë deklaruar se është ende herët të dihet saktë sesa keq mund të pësojë një pacient nëse preket nga dy sëmundjet, krahasuar me gjendjen që kanë pësuar deri më tani nga secila sëmundje ndaras./GazetaShneta