Mjekët kanë këtë shqetësim për vaksinën Covid, si shpjegohet ky proces në zhvillim

0
165

Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Moderna bënë tituj botërorë kur njoftuan se kishin zhvilluar vaksina kundër koronavirusit me efikasitet mbi 90 përqind me sukses në fillim të nëntorit.

Por ekspertët mjekësorë kanë filluar të shprehin shqetësimin se ndërsa vaksinat mund të ndihmojnë në përfundimin e pandemisë, nuk po bëhet aq sa duhet për të përgatitur publikun për lëshimin e tyre dhe si do të jetë procesi, shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.

Tani mjekët po thonë se shqetësohen se pacientët nuk do ti presin disa nga efektet anësore të shkaktuara nga vaksinat Covid dhe se duhet të kalojnë dozën e dytë jetike që e bën atë efektive për të dhënë rezultate.

Gjegjësisht, ata mendojnë se pacientët duhet të edukohen që doza e tyre e parë mund të krijojë simptoma të ngjashme me një rast të lehtë të Covidit dhe se duhet të kthehen e të marrin patjetër dhe doza e dytë të vaksinës. /Gazeta Shneta/