Mjekët izraelitë të cilët shërbyen në Kosovë gjatë luftës

0
237

Nga Izraeli Sot

Sot është 24 marsi, përvjetori i bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë dhe mbi trupat serbe që po ushtronin gjenocid ndaj popullit të Kosovës.

Gjatë Luftës së Kosovës (1999), Shteti i Izraelit hapi një spital fushor ushtarak në Kosovë të organizuar nga Israel Defense Force (IDF), duke iu ardhur në ndihmë shqiptarëve të Kosovës, të cilët po vuanin pasojat e ushtrisë serbe të Sllobodan Millosheviçit.

Midis personelit mjekësor izraelit ishin edhe Dr. Zino Mathatia dhe Dr. Bajram Bala, të cilët shërbyen me përkushtim dhe profesionalizëm. Këto janë disa foto dhe artikuj gazete kushtuar spitalit izraelit.