Mjekët e Kosovës të gatshëm për ndihmë pas tërmetit në Shqipëri

0
100

Oda e Mjekëve të Kosovës ka dërguar një letër mbeshtetese e cila i eshte derguar edhe kryetarit te Urdherit te Mjekeve te Shqiperise, Fatmir Brahimaj lidhur me rastin e termetit ne Republiken e Shqiperise.

Letra e plotë:

“Më lejo që së pari t’i shprehi ngushllimet e mia për viktimat e termetit, ndërkaqtë gjithë të lënduarve dhe të dëmtuarëve iu urojmë shërim sa më të shpejt”.

“Ju lutem, gjeni të bashkëlidhur Letrën mbështetëse për popullin dhe kolegët tonë nga Republika e Shqipërisë”.

“Kryetar, me dhimbshmëri, e bashkëndiej me Ju këtë fatkeqësi dhe për këtë më lejoni të shprehi gatishmërinë e plotë të komunitetit tonë mjekësor që për çkadë që ka nevojë komuniteti Juaj mjekësor dhe populli shqiptar në veçanti, të ofrojmë të gjitha kapacitetet tona në shërbimin Tuaj.

Urojmë që kjo fatkeqësi mos të përsëritet”.

Me solidaritet,

Fotografia e Oda e Mjekëve te Kosovës