Mjegull dhe temperatura të ulëta në orët e para të mëngjesit

0
44

Për shkak të inversionit termik nga masat e ngrohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajonin tonë, në vise të ulëta rreth rrafshit të Kosovës, në orët e mëngjesit kishte mjegull.

Temeperaturat ishin më të ulëta, e deri në mesditë mezi janë ngritur në 0C, njofton Prishtina Weather.

Ndërkohë në pjesë më të larta të qytetit të Prishtinës temperaturat kanë arritë në 8C deri 9C.

Ndërsa në pjesë të Dukagjinit, pasi që ka intervale më të gjata me diell temperaturat luhaten ndërmjet 11C dhe 13C./OxygenPress.info