Mjafton të bleni diçka më 3 mars dhe do ndihmoni gratë e pastreha në Kosovë

0
38

“Flea Market”, kështu do të quhet tregu, ku do të bëhen shitje të produkteve ushqimore, veshmbathje apo gjësende të tjera.

Flea Market dedikohet për mbledhjen e fondeve për strehimore të grave nëpër Kosovë. Prej të hollave që njerëzit i mbledhin nga shitja e gjësendeve është e hapur që një përqindje e tyre të shkojë për këtë kauzë. Gjithashtu do të ketë tezga që do të dedikohen plotësisht për mbledhjen e fondeve, shkruan OxygenPress.info

“Mundeni të vini të shisni, të dhuroni ose sido që ndiheni ju, për një të mirë më të madhe. Për pjesën e muzikës e rehatisë, do të përkujdeset i gjithë komuniteti Termokiss”, thuhet në njoftimin e organizatorëve. Të gjithë të interesuarit për të rezervuar një vend brenda ambientit ku organizohet tregu i hapur, mund të shkruani në faqet në rrjetet sociale Facebook e Instagram ose termokiss@gmail.com Afati për aplikim është deri më 1 mars”, thuhet në njoftim.

Flea Market do të organizohet më 3 mars, në të cilin individë apo grupeve të interesuara mund të bëhen pjesë e këtij tregu. /OxygenPress.info