”Mitsubishi” GB mbyll aktivitetin dhe shet koleksionin me 14 makina

0
82

Kompania ”Mitsubishi” mbylli operacionet në Britaninë e Madhe dhe si pasojë do të nxjerrë në ankand koleksionin e 14 makinave të rralla sportive dhe historike të mbajtura deri më sot në selinë e Cirencester.

Shitja, pa rezerva, duke marrë parasysh ofertën maksimale do të bëhet në internet përmes faqes së specializuar në www.autoauction.co.uk nga 1 prilli i ardhshëm.

Shitja, e cila pason vendimin e ”Mitsubishi Motors Corporation” për të ndaluar shpërndarjen dhe tregtimin e modeleve të saj në vend, përfshin automjete historike duke përfshirë ”Mitsubishi”-n e parë origjinal i regjistruar ndonjëherë në vend, një ”Colt Lancer” dhe një ”Colt Galant” si dhe një ”Mitsubishi Starion Turbo” dhe një ”Mitsubishi 3000GT”.

Ankandi gjithashtu përmban tre modele të tjera Evo, një IX MR FQ-360 HKS, një X FQ-440 MR dhe një ”Mitsubishi” Evo IX të cilët kanë fituar dy Kampionate Rally Britanike radhazi me Guy Wilkes në 2007 dhe 2008.

Do të dalin në ankand gjithashtu edhe disa targa me porosi të ”Mitsubishi Motors”./ATSH