Mitrovica in Fest “ Festivali Tradicional i Komedisë” sonte në natën finale të edicionit të saj të 10+1.

Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë tashmë gjithcka
ka bërë gati për të pritur shfaqjen nga Teatri i Gjilanit, shfaqje kjo e cila edhe do të përmbyll Festivalin Tradicional të Komedisë “Mitrovica in Fest”, por jo vetëm festivalin që shfaqi për pesë netë komedi nga vendi dhe rajoni, por festën e madhe që e kishte Mitrovica këto ditë.

Artistët dhe qytetarët e shijuan festivalin dhe e frekuentuan teatrin më shumë se cdo herë
tjetër.

“Mitrovica in Fest” ia kthej shikuesin Mitrovicës, e edhe sonte ngjashëm si netët tjera
presim që dashamirët e artit të bashkohen në komedinë nga Gjilani “Shfaqja që shkon keq”
me tekst të Henry Shield, Jonathan Sayer dhe Henry Leëis, në regji të Ilir Bokshit.
Kjo komedi nëpërmjet lojës së Kushtrim Qerimit, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete
Mustafa Bafitu, Gani Rrahmani, Avni Shkodra dhe Tringa Hasani do të sjellë një trupë
amatorësh dhe një përpjekje të tyre maksimale për të realizuar një shfaqje. Vrasje
enigmatike, dyshime dhe mbi të gjitha DËSHTIME, janë ato që e përcjellin publikun gjatë
gjithë kohës. Një gjë është e sigurt: Shfaqja duhet të shkojë deri në fund. Patjetër. Pa kusht.”

Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Bekim Korça, muzikanga Art Lokaj, ndërsa
asistent regjie është Ali Demi.

Shfaqja si cdo natë tjetër fillon nga ora 19:30.

Festivali u mundësua nga: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, KEK, Ministria e
Financave, Komuna e Mitrovicës, Jehona.com- Auto pjesë (Autor spare Parts), Viprint
(Printing House), Broja Home, Museum Pub, Missini sweets, Ma Belle, Art Gazi, Nina, Koha
Restaurant, Bunjamini.