Miratohet projekti i ekonomisë digjitale të Kosovës

0
31

Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore në Ëashington D.C. ka miratuar Projektin e Ekonomisë Digjitale të Kosovës (KODE). Huaja për projektin, i cili do të zbatohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës, është në vlerë prej 20.7 milionë euro.

Projekti do të ketë spektër të gjerë përfitimesh për njerëzit e Kosovës, duke i lidhur ata me informacione, shërbime dhe vende të punës. Duke zhvilluar dhe forcuar infrastrukturën digjitale të Kosovës, ky projekt do të thellojë lidhjet e Kosovës me ekonominë globale, që është me rëndësi kritike për rritjen dhe zhvillimin në të gjithë vendin,” ka thënë Marco Mantovanelli, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën.

Banorët e disa prej zonave rurale të mbështetura pamjaftueshëm, institucionet e kujdesit shëndetësor, dhe shkollat fillore dhe të mesme do të përfitojnë nga projekti përmes qasjes në internet të brezit të gjerë frekuencor me shpejtësi të madhe dhe nismës për vetëdijesim digjital.

Operatorët e rrjeteve mobile dhe klientët e tyre gjithashtu do të përfitojnë nga shërbimet mobile me cilësi më të lartë, ndërsa të rinjtë e papunë do të kenë qasje në një program trajnimi për punë në internet.

Studentët, hulumtuesit dhe personeli i institucioneve të arsimit të lartë do të përfitojnë gjithashtu, pasi projekti do të mbështesë edhe qasjen në rrjetin e të dhënave pan-evropiane GÉANT./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here