Miratohet koncept dokumenti për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë

0
55

Qeveria e Kosovës ka miratuar Koncept Dokumenti për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, me qëllim të krijimit dhe zhvillimit të politikave dhe mekanizmave të përshtatshme për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë, sikurse edhe avancimi i infrastrukturës ligjore me qëllim të krijimit të kushteve adekuate teknike dhe profesionale.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka thënë se këto janë objektiva institucionale dhe prioritete afatmesme të parapara dhe në politikat si dhe dokumentet relevante strategjike të MKRS-së.

Në kuadër të mbështetjes institucionale të sektorit të rinisë dhe Vizionit Programor 2019-2022 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht si një ndër katër shtyllat strategjike të këtij vizioni, miratimi i këtij koncept dokumenti dëshmon për rëndësinë dhe njëherazi përkushtimin institucional për mbështetjen dhe avancimin e sektorit të rinisë në vendin tonë”, ka thënë ministri./OxygenPress.info