Ministrja e Punëve të Jashtme ankohet në rrjete sociale për propozim-vendimet e Qeverisë në të cilën bënë pjesë

0
51

Nga Meliza Haradinaj-Stublla, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës

Propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, thënë më së paku.

Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetëizolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë.

Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi.

Masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza.

Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë.