Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Unionin e Turizmit të Kosovës

0
191

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Burim Rreci, nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Unionin e Turizmit të Kosovës (UTK).
Ky memorandum ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet MTI-së dhe UTK-së në përmirësimin e gjendjes në sektorin e Turizmit në Republikën e Kosovës.

Palët e kësaj marrëveshjeje u dakorduan se UKT do të përfshihet në aktivitetet që do të realizohen nga MTI-ja si: në hartimin e ligjeve, politikave dhe strategjive zhvillimore, promovimin në bashkëpunimin vendor e ndërkombëtar, si dhe në promovimin e standardeve për ngritjen e kapaciteteve profesionale në Sektorin e Turizmit.

Sipas marrëveshjes palët do të inkurajojnë bashkëpunimin në shkëmbimin e të dhënave turistike si dhe praktikave të mira profesionale për të avancuar turizmin kosovar.

Përfaqësues të MTI-së dhe UKT-së do të takohen periodikisht për të shqyrtuar aktivitetet në fushën e turizmit, si dhe për të shkëmbyer informacione të rëndësishme.