Ministria e Infrastrukturës thotë se rrugët në mbarë vendin janë të hapura

0
59

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bënë të ditur se përkundër faktit që mëngjesin e sotëm kanë rifilluar reshjet e borës, rrugët që janë në përgjegjësi të ministrisë janë të pastruara dhe të qarkullueshme, transmeton OxygenPress.

Sipas tyre, Ekipet  e MIT-së janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe të gatshme të intervenojnë përkitazi me situatën.

Për këtë ka folur edhe ministri Pal Lekaj, perms një statusi në rrjetin social facebook.

“Bora rifilloi por kjo nuk paraqet problem në qarkullim të automjeteve. Rrugët janë të pastruara dhe ekipet po e monitorojnë situatën nga afër në të gjitha pjesët që janë nën përkujdesje të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Mos dilni pa pajisjet dimërore dhe kujdes shpejtësinë!”, ka thënë Lekaj.