Ministria e Financave nënshkruan Marrëveshje në vlerë prej 30 milionë euro me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

0
98

Është nënshkruar marrëveshja mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Kredia e likuiditetit të urgjencës së infrastrukturës vitale” në vlerë prej 30 milionë euro. Kredia është e destinuar për Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale. Kredia do të ndihmojë Ndërmarrjet Publike që të kalojnë sa më lehtë periudhën e pandemisë duke marrë parasysh që shumica e tyre kanë pësuar rënie në të hyra deri në 50% si rezultat i pandemisë.

Pasiqë vendi po vazhdon të përballet me pasojat e pandemisë COVID-19, përmes kësaj mbështetjeje, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), do të sigurojë ofrimin e shërbimeve thelbësore të infrastrukturës. Gjatë kësaj periudhe, shumë ofrues të infrastrukturës vitale kanë pësuar një mungesë të përkohshme të të hyrave. Këto vështirësi financiare të krijuara nga pandemia, synohet që të adresohen nëpërmjet kësaj mbështetje nga BERZh. Kësti i parë deri në 14 milionë € do t’i sigurohet qeverisë për huazim për ofruesit e infrastrukturës vitale për mbështetje të menjëhershme emergjente. Derisa, kësti i dytë deri në 16 milionë € do të përdoret për financim dhe mbështetje të mëtejshme deri në përmirësim të arkëtimit të ofruesve të shërbimeve të infrastrukturës vitale.

Mbështetja për infrastrukturën vitale gjatë pandemisë COVID-19 është një nga komponentët kryesor të përgjigjes së BERZh ndaj krizës së pandemisë. Si përgjigje për këtë situatë të krijuar, në nivel global, Banka ka miratuar një Paketë Solidariteti në vlerë prej 21 miliardë euro në periudhën 2020-21 për të luftuar ndikimin ekonomik të COVID-19.