Ministria e Financave ka ekzekutuar grupin e dytë të pagesave të masës 3 (a)

0
69

Ministria e Financave njofton se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 53,248 përfituesve të masës 3 (a) në vlerë prej 9,446,560.00 Euro, që përfshin pagesën për herën e dytë si dhe pagesën për dy muaj përnjëherë për ata të cilat nuk kanë pranuar deri tani pagesën për muajin e parë, ndërsa mjetet mund të tërhiqen duke filluar nga nesër në zyrat bankare.

Ndërsa, po vazhdon procesi i përgatitjes për ekzekutimin e masave 7, 8 dhe 14 për përfituesit individë që do të procedohen nesër, duke vazhduar me ekzekutimin e pagesave të masës 3b (qiratë).