Ministri Mustafa shoqëron Kryeministrin Kurti në komunat e prekura nga dëmet e breshërit

0
83

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka shoqëruar sot Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin në vizitë tek fermerët e Komunës së Suharekës dhe Mamushës.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti i shoqëruar nga Ministri Mustafa dhe nga kryetarët e këtyre komunave, kanë parë nga afër gjendjen aktuale të bujqve pas dëmeve të krijuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Në anën tjetër, Ministri Mustafa vazhdoi vizitën e tij edhe në komunën e Rahovecit dhe Prizrenit, ku edhe ka njoftuar se janë formuar komisione të përbashkëta të ministrisë dhe komunave, që do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë.