Minatorët e Artanës sot në pritje të pagave

0
44

Pas minatorëve në “Trepçë”, edhe ata të Artanës kanë hyrë në grevë për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor.

Grevë minatorët e Artanës, kanë mbajtur edhe javën e kaluar.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Minierave me Flotacion në Artanë dhe Kishnicë Blerim Imeri, tha për Klan Kosova se janë në pritje të ekzekutohen pagat.

“Dje gjatë ditës ndërrimi i dytë e ka filluar grevën. Iu kanë bashkangjitur ndërrimi i parë dhe i tretë. Dhe për shkak se nuk punohet brenda aty është ftohtë. Aktualisht jemi jashtë minierës dhe po presim”.

“Grevë të njëjtë kemi pasur edhe javën e kaluar. Na është premtuar se pagat do t’i marrim të enjten. Nuk i kemi marrë akoma”.

Imeri tha se pagat presin ti marrin sot.

“Në bazë të asaj çka na kanë thënë pritet që sot ti marrim pagat dhe puna do të vazhdoj normalisht”.

Ai deklaroi se aktualisht në grevë janë rreth 40 minatorë.