Milingonat, më të vjetra se vet njerëzimi

0
462

Milingonat janë insekte të cilat i mbijetuan kohës dhe të gjitha ndryshimeve përgjatë miliona vjetësh.

Arkeologët thonë se janë më të vjetra se vetë njerëzimi.

Madje ata vlerësojnë se njerëzit modern kanë qenë në tokë për rreth 200,000 vjet, kjo është vetëm një pjesë e epokës së Tokës, e cila është rreth 4.54 miliardë vjeç.

Njerëzit e parë evoulan nga paraardhësit australopitekinë rreth 2 milion vjet më parë, pra kjo kornizë kohore i bën milingonat larg, shumë më të vjetra se njerëzimi.

Sikurse edhe njerëzit,  milingonat pushtuan botën.

Ato gjenden pothuajse kudo në Tokë, me përjashtim të Antarktidës, Arktikut dhe disa ishujve që duken të pastra nga milingonat.

Ekziston një specie e milingonave, milingona argjentinase e njohur si Lymphotime humilespecies, që ka pushtuar 6 kontinente.

Brenda shekullit të kaluar, këto krijesa të vogla janë vendosur në të paktën në 15 vende në të gjithë botën dhe nuk duket se do e ndalojnë pushtimin e tyre.

Milingona më e madhe e zbuluar ndonjëherë fatmirësisht nuk ekziston më, imagjinoni milingonat 6.35 cm në oborrin tuaj,  pamje aspak e këndshme.

Sot ekziston si një mostër e fosilizuar e cila i përket “Titanomyrma giganteum” dhe ishte me të vërtetë një “bishë”  milingonë. Milingonat janë një nga speciet më të menqura.

Milingonat mund të bashkohen për të formuar një “superorganizëm” të madh dhe të koordinuar.

Ashtu si njerëzit që janë në gjendje të funksionojnë për shkak të të gjitha organeve të ndryshme që përbëjnë trupin tonë, ashtu edhe milingonat individuale funksionojnë si pjesë e një organizmi më të madh.

Në vend që të punojnë si individë, ato funksionojnë si pjesë e një tërësie kolektive, duke bërë atë që është më e mira për koloninë.

Ato “flasin” në mënyrë të tillë që të formojnë një strukturë të ngjashme me trurin.

Milingonat komunikojnë në një mënyrë shumë të veçantë. Janë në gjendje të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë në mënyrë efektive duke përdorur kimikate të njohura si “feromonet”.

Nëpërmjet këtyre kimikateve, milingonat janë në gjendje të dërgojnë mesazhe të thjeshta për shokët e tyre, duke i njoftuar ata për rrezik ose duke treguar kur është vendosur ushqimi.

Siç rezulton, kjo është një formë mjaft e shpejtë dhe efektive e komunikimit.

Milingonat praktikojnë një formë primitive të skllavërisë!

Milingonat mund të duken si krijesa të thjeshta, por në të vërtetë ato kanë shoqëri mjaft komplekse në krye me mbretëreshën.

Milingonat, si shumica e insekteve të vogla, janë mjaft të fuqishme.

Ato janë në gjendje të mbajnë 3 herë më shumë se pesha e trupit të tyre duke ecur, kur janë të përkulura këto pesha mund të shkojnë deri në 100 herë më të mëdha se pesha e trupit të tyre.

Krahasuar me një njeri, milingonat janë në këtë planet për një kohë të shkurtër.

Shumë specie jetojnë vetëm për disa javë, megjithatë, disa milingona mund të jetojnë vite me radhë.

Në fakt, milingonat mbretëreshë mund të jetojnë për dekada të tëra, milingonat më të vjetra të regjistruara kanë jetuar 30 vjet. /OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu