Mikro dhe Makrotrobozat në bazë të komplikimeve te COVID-19

0
167

Nga Dr. Edmond Nushi, patolog

Pas shumë pyetjeve, interesimeve dhe konsultimeve që kam bërë me shokë, miq, familjarë dhe disa kolegë të mi, në vazhdim po e paraqes vështrimin tim të bazuar në punën time si patolog, e posaqërisht duke u bazuar në një studim të dy doktorëve ekspert Finlandez (Dr. Sci.Sivula dhe Prof.Dr. Lassilla), në lidhje me Mikro / Makrotrombozat si pasoj e komplikimeve te sëmundja COVID-19.

Mikro- dhe Makrotrobozat në bazë të komplikimeve te COVID-19

Gjatë infektimeve të rënda në mes pezmatimit dhe koagulimit të gjakut kemi një ndërlidhje gjatë zhvillimit të sëmundjës ku kemi edhe dëmtime të enëve të gjakut, në indet e dëmtuara nga sëmundja.

Bashkë me sistemin mbrojtës të organizmit menjëher aktivizohet edhe sistemi i koagulimit të gjakut për ti riparuar ato dëmtime të enëve të gjakut ku në atë rast formohen mikrokoagulimet (mikrotrombozat) në enët e vogla të gjakut, e që shpesh komplikohet gjatë smundjeve te rënda në një sindrom që njihet si DIC-sindroma. ( Disseminated Intravascular Coagulation )

Te COVID-19, sistemi i koagulimit të gjakut fillon të veproj në dy mekanizma patogjenetike

• Me formimin e mikrotrombozave ose embolive në mushkëri apo makrotrombozave në ç’rast vështirësohet oksigjenizimi i gjakut, dhe pacientit i nevojitet O2.
• Embolia e mushkërive mund të vjen ose si pasojë e mobilizimit të trombeve nga venat e thella të trombozuara të ekstremiteteve ose nga mikro/makrotrombet të posaformuara në enët e gjakut në mushkëri.
• Mikrotrombozat munden të shfaqen edhe në veshka dhe sistemin gastrointestinal në sistemet e tyre bazike të qarkullimit të gjakut.
• Gjatë fillimit të Pandemisë në Kinë janë raportuar disa raste që kanë patur koagulopati të theksuar që i ngjanë koagulopatisë septikemike të percjellura me fatalitet.
• Trombocitopenija dhe ulja e kohës së tromboplastinës (“koha e koagulimit”), përcjellet me DIC- sindromën (Koagulopatia Diseminante Intravaskulare).

Te pacientët me COVID-19 duhet patjetër të përcjellën faktorët e koagulimit për shkaqe të rrezikut të çrregullimit të barazpeshës së hemostazës.

• Duke e përcjellë D-dimeri ( FiDD < 1,0mg/l ), mundë të eliminohet etiologjia e koagelopatisë (gj.gj.mikro/makrotrombozës.). • Njëkohësisht përcjellen Trombocitet dhe koha e trmboplastinës ( P-TT%), • Fibrinogjeni dhe CRP të cilat ndërlidhen me ndikimin e Ctytokinit IL-6. Në Kinë dhe Evropë rreth 20-30 % të pacientëve si komplikime kanë patur trombozën. • Gjithashtu ka patur raste që edhe të rinjët në rastin e COVID-19 kanë patur komplikime mikro/makrotrombotike. • Te fëmijët me COVID-19 janë dyshuar ca raste me simptome që i ngjajnë të sëmurëve me Kawasaki, me simptome kardiake dhe me fatalitet (11 të vdekur). Në disa shtete të Evropës së mesme, përdoret si profilaksë Heparina mikromolekulare (LMWH) dhe te rastet në kujdesin intenziv, edhe me doza më të larta (50-70 UI/kg x 2) • Dihet se çdo pacientit pa marrë parasysh diagnozën që shërohen në spital, i bëhet profilakasa antikoagulante. • Gjithashtu edhe te COVID-19, gjatë shërimit në spitale duhet të dyshohet në shkallë të lartë për komplikimet e trombozës, në c’rast aktiviteti koagulativ është i ngritur (FiDD) duke shkaktuar crregullime të shkëmbimit të gazrave në mushkëri. • Gjithashtu duhet përdorur edhe mjetet profilaktike për zvogëlimin e riskut të trombozës së venave në ekstremitetet e poshtme, si “pompat me presion” dhe corapet komprsive / fashat elastike që i ndihmojnë profilakes me LMWH. • Nëse pacienti me COVID-19, i cili është duke u trajtuar nje kohë të gjatë me terapinë antikuagulante, duhet urgjent të ndërrohet me LMWH që të parandalohen reakcionet medikamentoze, gjatë shërimit nga COVIDI. Terapia dhe Profilaksa Antikuagulante e ngritë riskun e gjakderdhjeve në inde. • VARFARINI nuk preferohet sepse e zvoglon ndikimin e vitaminës-K në ndikimin kuagolapatik të anti inflamatorëve, si janë Proteinit-C dhe S. • Pacientët me risk të madh të gjakderdhjeve ose të trombozave (psh: pacientat me Valvulat mekanike, ata me risk të lartë të gjakdedhjes, HA, insuficiencë të veshkave apo të mëlqisë, anemikët,obesët etj. Atyre duhet tu përcaktohet terapia në bazë të rezultateve të lipideve dhe faktorëve të koagulimit. • Për shkak se COVID-19 mundet në kohë të shkurtë, mbrenda disa ditëve, të rritë riskun e trombozave tek pacientët pa terapi antikoagulante, duhet patjetër që secilit të iu bëhet individualisht hartografia e analizave dhe e simptomeve. • Në këtë menyrë bëhet edhe data-baza e ketyre pacientëve dhe sipas tabelës individuale të tyre të vazhdohet profilaksa. • Historiku i sëmundjës së COVID-19 na mëson që në kohë të shkurtër të bëhet profilaksa tek pacientët me risk të lartë të koagulopative dhe trombozave. Pyetja më e rëndësishme dhe interesante është, se në cfarë shkalle kjo mbajtje në kontrollë të këtyre koagulopative ndihmon në qetësimin e simptomeve të COVID-19? Kjo do të bëhet e kjartë, që pasi nga të gjitha të dhënat e hulumtimeve nderkombëtare të bazuara shkencëtarisht, të përmblidhen informatat që japin më shumë të dhënat mbi diagnostikën e COVID-19 dhe eventualisht zhvillimin e vakcinës kundër saj. P.S. Gjatë kohës së pandemisë e deri më sot, i kamë bërë disa obdukcione ( autopsia), nga të cilat në 4 nga ato (të gjithë të moshuar) kamë hasur ne ndrryshime (posaqërisht në biopsiat e mushkërive, e të disa edhe në të melqisë) me mikrotromboza të theksuara, por që pacientët nuk kanë rezulutuar me COVID-19 pozitiv! Nga një studim i Spitalit Univeristar ne Turku është vënë re se të vdekurit nga COVID-19, që kanë qenë POZITIV, 3 dite pas vdekjës, rezultojnë NEGATIV në teste.