Mevlyde Saraçi mohon t’i ketë parë ato foto, paralajmëron padi për Flora Brovinën

0
39

Mevlyde Saraçi thotë se do ngre padi ndaj Flora Brovinës, për shpifje.

Ajo mohon ta ketë parë ndonjëherë atë fotografi të publikuar.

Sipas saj, çdo dokumentim e ka paraqitur në organet e drejtësisë e jo nëpër zyra.

Saraçi thotë se është ftuar nga Policia për deklaratë të hënën, dhe se atë do e bëjë.

Sipas saj, që nga vitit 2007 nuk është në asnjë parti, ndërkohë deklaron se kjo nuk është luftë politike dhe se Flora Brovinën e konsideron më shumë aktiviste se anëtare të ndonjë partie.