Messi i bën dhuratë “modeste” vetes, blen aeroplan

0
44

Jeta luksoze e futbollistëve nuk ka fund, sidomos kur bëhet fjalë për emra si Messi, Ronaldo… Ylli argjentinas, Lionel Messi, së fundi i ka bërë vetes një dhuratë “modeste”, duke blerë një aeroplan në vlerë prej 15 milionë dollarë. Avioni, sipas raporteve të “Doble Amarilla”, është një “Gulftream V”, prodhim i vitit 2004, me të cilin futbollisti i Barcelonës ka bërë tashmë disa udhëtime. Në bisht të avionit është numri “10”, që e shoqëron gjithmonë në fushat e lojës yllin argjentinas. Një detaj shumë i rëndësishëm vjen nga shkalla e ngjitjes në aeroplan. Në secilën nga shkallëzimet, ai ka shkruar emrin e një anëtari të familjes, e cila është pjesa themelore e jetës së përditshme të yllit botëror. Kështu, emrat e Leo, Antonella, Thiago, Ciro dhe Mateo duken të shkruara në to. Brendësia e avionit është e shoqëruar nga luksi. Duke pasur parasysh madhësinë e tij, avioni ka disa dhoma, që e bëjnë çdo udhëtim të jetë mjaft i rehatshëm për një familje me tre fëmijë të vegjël. Avioni ka 16 vende, që mund të shndërrohen në gjithsej 8 shtretër; dy kuzhina dhe dy banjo, një dush. Kështu, edhe higjiena personale nuk mund të jetë një problem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu