Messi drejt rikthimit te përfaqësuesja e Argjentinës

0
39

Pas shtatë muajve mungesë, duket se Lionel Messi është gati të rikthehet të përfaqësuesja e “Argjentinës”.

Sipas “La Gazzetta”, “Pleshti” në përfundim të kampionatit botëror të Rusisë, vendosi të mos luaj më për bardhekaltërit, për shkak të rezultatit zhgënjyes në botëror, por dhe marrëdhënieve të tendosura më teknikun Jorge Sampaoli.

Por tashmë, me largimin e Sampaolit dhe emërimin e teknikut të ri të përfaqësueses latine, Lionel Scalonit, duket se Messi është gati të rikthehet te roli tij vendimtarë në përfaqësuesen bardhekaltër, si kapiten dhe udhërrëfyes në fushë i kombëtares “Argjentinase”.

Impenjimet e para, që “pleshti” pritet të ketë si kapiten i “Argjentinës” janë miqësoret e datave 23-26 mars, ndaj “Venezuelës” dhe “Markut”, përcjell atsh.

Lista zyrtare e të grumbulluarave të Scalonit pritet të publikohet të enjten dhe veç Messit, pritet të jetë dhe Angel Di Maria, trekuartisti i “PSG”. Po ashtu në përfaqësuese pritet dhe të rinjtë, Paredes, Lo Celso, Funes, Mori, teksa ka zëra që në listë do të jetë dhe Mauro Icardi, Sergio Aguere dhe Portieri i “United” Sergio Romero.