Messenger vjen me risi

0
121

Rjeti social Facebook, ka një risi në platformën Messenger. Forma e re më e errët e bën aplikacionin Facebook Messenger paksa më të lehtë për syrin, por ju do të duhet të merrni lojën me emoji për t’a zhbllokuar atë.

Për të shtuar pamjen e errët, kaloni te menyja në iOS dhe Android dhe më pas dërgoni dikujt “emoji” të hënës.

Kjo do të rezultojë në një animacion të një tufe hënash që shfaqen në ekran.

Ka disa “emoji” të hënës. Por kjo formë lidhet posaçërisht me gjysmëhënën.

Pas kësaj, modaliteti i errët do të hapet në menynë tuaj, por duhet të siguroheni që të keni versionin më të fundit të aplikacionit Messenger, përcjell alsat.

Facebook lajmëroi lansimin e kësaj forme të re të aplikacionit në tetor, dhe testoi atë në disa rajone, por tani është i disponueshëm për publikun