Mësoni temperaturat për këtë javë

0
148

Ditën e martë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Të mërkurën një front i ftohtë me masa më të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të depërtojë mbi rajon. Nën këto kushte do të mbajë mot më i ftohtë dhe me reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.
Nga dita e enjte fusha të presionit të lartë do të shtrihen mbi rajon, e prej ditës së premte do të ketë intervale më të gjata me diell, derisa nga Mesdheu do të depërtojnë masa të ngrohta ajrore që do të rrisin temperaturat maksimale edhe mbi 25C ditën e diel.

5.05.2020 – Kryesisht me diell. Pas mëngjesit të ftohtë, ditën më ngrohtë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen. Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 23C, e në vise malore 1C deri 16C. Erë mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi 4-10m/s. Indeksi UV: 8.
6.05.2020 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu, të cilat deri në mbrëmje pritet të pushojnë. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 14C, e vise malore 3C deri 7C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-11m/s, me hove deri në 15m/s. Indeksi UV: 2.