Mësoni temperaturat për fundjavë

0
48

Dy ditëve në vazhdim do të mbajë mot stabil, kryesisht me diell, e herë herë edhe me shtresë vransirash kalimtare. Në aspektin termik do të mbajë mot i ngrohtë, e temperaturat do të jenë në rritje. Në fundjavë maksimalet do të rriten edhe mbi 25C, kurse ditën e hënë, afër 30C.

8.05.2020 – Në mëngjes ftohtë, ndërsa gjatë ditës më ngrohtë. Kryesisht me diell, pasdite dhe në mbrëmje me vransira kalimtare. Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 22C, e në vise malore 1C deri 15C. Erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriperëndimi 3-6m/s, e nga Dukagjini drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 8.
9.05.2020 – Ngrohtë, paradite me kthjellime, e pasdite dhe në mbrëmje me vransira. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 25C, e vise malore 5C deri 18C. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-9m/s. Indeksi UV: 8.