Mësoni temperaturat për ditën e sotme

0
45

Gjatë ditës së sotme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat më pjesën veriperëndimore të vendit  mund të shoqërohen me fjolla të lehta bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius. Masat e ajrit me presion të lartë vazhdojnë të mbeten aktive mbi territorin tonë. Do të fryjë erë nga  jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-3m/s”, njofton IHMK.