Mësoni temperaturat për ditën e sotme

0
33

Temperaturat gjatë ditës së sotme do të zbresin deri në -5 gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 dhe 5 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale parashihen të zbresin nga -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu