Mësoni të përgatisni uthullën e mollës

0
245

Uthulla e mollës duhet të jetë organike, e pafiltruar dhe jo e pasterizuar.

Për fat të mirë, kjo arrihet shumë lehtë dhe pa kosto të mëdha. Natyralisht, përgatitja e uthullës së mollës kërkon pak kohë, që varet në përzgjedhjen e dy metodave të mëposhtme.

Do t’ju tregojmë dy metodat më efikase për përgatitjen e uthullës së mollës.

Metoda e parë përdor lëkurën dhe copat e mollës dhe e dyta përdor vetëm mollë të plota.

Metoda e parë. Përgatisni uthullën me copat dhe lëkurën e mollës

Në këtë metodë përdoren copat e mbetura mollës dhe lëkura e saj.

Kjo metodë është e mirë sepse ti mund të hani mollë sa të doni dhe sërish të përgatisni uthull. I gjithë proçesi i përgatitjes zgjat një deri dy muaj.

Do t’ju nevojiten:

Një enë e madhe ose një kavanoz me grykë të gjërë; lëkurat dhe copat e mollës, një napë për të mbuluar grykën e kavanozit.

Lërini lëkurën dhe copat e mollës të ajrosen deri sa të marrin ngjyrë kafe. Hidhini në kavanoz dhe mbusheni me ujë.

Gjatë ditëve në vazhdim mund të shtoni më shumë mollë, por kini kujdes të lini hapësirë të mjaftueshme tek pjesa e grykës së kavanozit të cilën duhet ta mbuloni me një napë dhe ta vendosni në një vend të ngrohtë por të errët.

Pas disa ditësh do të vini re një shkumë ngjyrë gri.

Në momentin që kjo ndodh mos shtoni më mollë dhe lereni proçesin e fermentimit të vazhdojë për një muaj ose pak më shumë.

Më pas, mund të filloni ta provoni.

Nëse uthulla është shumë e fortë, kullojeni atë nga mbetjet e mollës dhe hidheni në një shishe.

Mos u shqetësoni nëse lëngu i uthullës është i mjegullt apo i turbullt.

Është diçka normale. Nëse dëshironi që lëngu të jetë i pastër, atëherë filtrojeni.

Metoda e dytë- Uthull me mollët e plota

Kjo metodë përdor mollë të plota organike ndërkohë që fermentimi kërkon 5-7 muaj.

Do t’ju nevojiten:

10 mollë; 2 enë qelqi, një mesatare dhe një e madhe për më vonë; një napë për të mbuluar enët e qelqit.

Lajini mollët dhe prijini në copa mesatare. Ju mund t’i qëroni, por kini parasysh që lëkura përdoret në metodën e parë.

Lërini të ajrosen dhe të marrin ngjyrë kafe. Më pas vendosini në një enë më të vogël dhe mbulojini me ujë.

Mbuloni enën me napë dhe futeni atë në një vend të ngrohtë dhe të errët për 3-4 muaj.

Pas kësaj periudhe do të vini re një shkumë ngjyrë gri në sipërfaqe, e cila është krejt normale.

Kullojeni lëngun në enën e madhe dhe lëreni të qëndrojë ashtu e mbuluar me napë për 4- 6 javë të tjera. Kështu, keni përgatitur uthullën e mollës në kushtet e shtëpisë.

Nëse dëshironi, në të dy metodat mund të shtoni nga një lugë çaji me sheqer kaf për çdo gotë ujë të hedhur në enë për ta bërë shijen e uthullës më të plotë. Ju bëftë mirë!/AW

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu