Mësoni të largoni energjinë negative nga shtëpia juaj

0
1678

A keni vërejtur energjinë negative dhe mungesë të harmonisë në shtëpinë tuaj? Nëse përgjigjja është pohuese, atëherë duhet të dini se në shtëpinë tuaj ekzistojnë gjëra të cilat sipas Feng Shui* duhet të shmangen.

Vetëm një ndryshim i vogël në shtëpinë tuaj mund të sjellë shumë pozitivitet dhe përparim. Shumë shpesh nuk jemi të vetëdijshëm se disa gjëra janë “vampirë emocional” të cilët vjedhin energjinë pozitive dhe kërcënojnë paqen dhe harmoninë.

Për të sunduar energjia pozitive në shtëpinë dhe familjen tuaj duhet të liroheni nga 6 gjëra të cilat krijojnë energji negative.

Pjatat, filxhanët, taset e dëmtuara

Këto enë sjellin energji të keqe kushdo që t’i përdorë, sipas Feng Shui. Më përpara blijeni kompletin më të lirë të enëve sesa të përdorni kompletin e shtrenjtë, por të dëmtuar. Përdorimi i enëve të tilla mund të ndikojnë në karrierë dhe financa.

Enët e zbrazëta për krip dhe sheqer

Të gjithëve na ndodh që ndonjëherë të mbesim pa furnizime të cilat gati çdo ditë i përdorim. Mirëpo, asnjëherë nuk duhet lejuar që enët ku mbani kripën dhe sheqerin të mbesin të zbrazëta. Këto ndikojnë në fat dhe harmoni në familje.

Grumbulli i gazetave të vjetra, revistave dhe librave

Gazetat duhet gjuajtur në pleh menjëherë pasi të lexohen, këshillohet nga Feng Shui. Nëse i koleksiononi revistat dhe librat, i renditni nëpër rafte, e jo në qoshe të dhomës. Të gjuajtura nëpër dhomë, këto gjëra mund të sjellin energjinë e keqe.

Këpucët para derës

Pa marrë parasysh se a janë të renditura mirë, këto gjëra janë “vampirë energjetik” të vërtetë, sidomos nëse janë të pista. Rafti për këpucë apo ndonjë vend tjetër për këpucë do të mbushin shtëpinë tuaj me energji pozitive në vend se me atë negative.

Rrobat e papastra në qoshe të dhomës

Kjo është një prej gjërave më të rëndësishme për të cilën paralajmëron Feng Shui. Ndoshta është më së lehti që rrobat e papastra të hidhen në qosh të dhomës, por duhet të dimë se në atë vend zhduket energjia pozitive nga shtëpia. Duhet të kemi një hapësirë të vogël ku do të lëmë teshat e papastra, siç janë koshat e teshave.

Vendi për ulje apo fjetje nën shtyllën e drurit

Shtyllat e drurit janë elementet më të preferuara të projektuesve të cilat shpesh i hasim nëpër shtëpi. Mirëpo, nëse e vendosim shtratin apo kauçin nën këtë detaj duhet të dimë se shigjetat helmuese të energjisë negative janë të drejtuara kah ne, shpjegon Feng Shui. Andaj duhet lëvizur shtratin pak më tutje që të mos jetë drejtpërsëdrejti nën shtyllë.

 

Feng Shui është një art i vjetër dhe një shkence e zhvilluar 3000 vjet më parë në Kinë. Është një masë e tërë e njohurive që tregon si të ekuilibrojmë energjitë tona me hapësirën ku jetojmë.  Feng do të thotë “era” dhe shui do të thotë “uji”.

5 elementet Feng Shui që shërbejnë për të krijuar ekuilibrin e energjisë në zona të ndryshme të shtëpisë tuaj. Këto 5 elemente janë të shprehur në ngjyrat, format dhe dekore. 5 elementet Feng Shui janë: Druri, Zjarri, Toka, Metali dhe Uji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu