Mësoni si të ushqeheni shëndetshëm në pranverë

0
98

Jemi në prag të stinës së pranverës, frutat dhe perimet  duhet të shoqërojnë vaktet tona.

Niseni ditën me perime: Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, ku duhet të përfshini perimet me anë të të cilave do të përfitoni një sërë vlerash ushqimore dhe shëndetësore.

Doza ditore e duhur e perimeve është 2 deri në 3 filxhanë çaji në ditë.

Përpiquni t’i përfshini perimet në omletë. Të përgatisni panine me domate dhe kastraveca, të hani domatet me fasule të grira, ose provoni avokado të grirë e të përzier me vaj ulliri.

Në paninen tuaj të mëngjesit mund të shtoni spinaq, fasule, vezë, speca, panxhar, patate të ëmbël, kos, kanellë dhe arra, përcjell Atsh.

Ajo çfarë ka mbetur nga gatimi i darkës, gjen vend patjetër në mëngjesin e ditës së nesërme.