Mësoni si të mbroheni nga kanceri i gjirit

0
725

Muaji tetor njihet si muaji i luftimit të kancerit të gjirit. Si asnjëherë tjetër, në media dhe rrjete sociale jepen informacione nga mjekët se si të kujdesemi për shëndetin e gjirit në mënyrë që të parandalojmë këtë sëmundje.

Nëse informohemi me kohë, gjasat që të zvogëlojmë rrezikun janë më të mëdha.

Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit. Rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit sjellin kancerin në gji kur këto oliva grumbullohen dhe formojnë një tumor. Pastaj, tumori mund të përhapet dhe shkatërron indin normal të gjirit.

Nëse nuk mjekohet, këto qeliza pastaj mund të përhapen në të gjithë trupin.

Çdo grua rrezikohet të preket nga kanceri në gji, meqë ky është kanceri më i shpeshtë tek gratë, sidomos tek ato mbi moshën 50 vjeç.

Për të zvogëluar rrezikun, mjekët rekomandojnë të kryeni sa më shumë aktivitete fizike, dhe të ruani një peshë trupi të shëndetshme.

Gjithashtu, rekomandohet konsumimi i perimeve dhe ushqimeve nuk përmbajnë sasi të madhe të yndyrës.

Për të zvogëluar rrezikun, rekomandohet të mos konsumohet alkool dhe duhan, madje, sugjerohet që të shmanget edhe duhan-pirja pasive.

Mjekët këshillojnë që gratë të bëjnë vet-kontroll vazhdimisht, dhe nëse vërejnë ndonjë ndryshim në trup, t’i drejtohen mjekut.

Kujtojmë se nëse diagnostifikohet me kohë këtë sëmundje, mund të gjeni shërim./Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu