Mësoni si të largoni zakonet destruktive dhe si të jeni vetmotivues

Juristja Arjeta Spahiu, po vazhdon me publikimin e videove të shkurta, që kanë të bëjnë me tema të cilat synojnë fuqizimin personal.

Ajo përmes këtyre videove, jep këshilla për shumëçka.

E radhës është ajo se si të motivojmë veten.

Spahiu shpjegon se cilat janë sjelljet destruktive që secili mund t’i ketë, dhe jep rrugë se si ti largojmë ato,

Tregon për llojet e njerëzve që presin motivin nga të tjerët e edhe për ata që janë vetmotivues.

Spahiu po shpërndahet nëpër rrjete sociale shumë, ngaqë këshillat e saj janë bazuar në kërkime shkencore dhe që nëse trajtohen seriozisht mund të kenë efektin e tyre pozitiv.

Spahiu është CEO në kompaninë Advoco Solutions LLC, ajo është Coach Profesional i Çertifikuar nga Instituti për Ekselencë Profesionale në Coaching, dhe Coach i Akredituar (ACC) nga Federata Ndërkombëtare e Coaching-ut. Ajo po ashtu është Trajnere e Akredituar e Lidershipit në The Ken Blanchard Companies.

A jeni person vetmotivues, apo prisni që motivin të ju jep tjetërkush?

Gjatë kërkimeve shkencore është vërtetuar që ka persona që vetmotivimin e kanë nga brenda, dhe të tjerët që motivin presin ta marrin nga të tjerët.

Këta të parët janë zakonisht janë lider, kanë vizion, që influencojnë të tjerët.

Ju ftoj të mendoni se në cilin stad, apo në cilin grup ju hyni, dhe pasi që të përgjigjeni në këtë pyetje, mund të influenconi vetmotivimin tuaj.

Cilat janë zakonet e tua destruktive?

Me çka e preokupon kohën? Me i ba gjërat drejt apo me i ba gjërat e drejta? Të jesh perfeksionist dhe të kërkosh perfeksionizmin nga të tjerët, kjo është e drejt. Por, nëse paralizohesh përmes analizës, atëherë kjo është destruktive. Edhe më destruktive është personat të cilët nuk kanë ndonjë cak në jetë.

Kur çdo ditë i ngjason tjetrës, dhe kur faktikisht jeta e tyre është rutinë.

Me qenë aktiv në media sociale, është krejt në rregull, mirëpo kur kjo e zëvendëson realitetin tënd, atëherë kjo është një sjellje destruktive dhe nuk e lejon kreativitetin tënd që të vihet në pah.

Mos e preukupu veten duke pritur momentin perfekt në jetën tënd, sot vendos cilat janë sjelljet tua destruktive dhe eliminojë ato.

A i shtyn detyrat për momentin e fundit?

Pavarësish nëse jeni nxënës, profesionist.

Gjatë kërkimeve shkencore është vërtetuar se ekzistojnë dy tipa njerëzisht; ata që i përmbahen afatit dhe ata që përmbushjen e afateve e kanë të kushtëzuar me panik.

Nëse hyn në grupin e dytë, i ke dy mundësi; nëse nuk i përmbahesh para afatit atëherë mund të përdorësh masë ndëshkimore mbi veten, ku ja ndalon vetes diçka që ke qejf, p.sh telefoni  apo ndonjë video lojë.

Së dyti;  Nëse i përmbahesh para afatit atëherë mund të shpërblesh veten dhe në një mënyrë e feston suksesin, sado që është i vogël.

Çka do me thanë për ty me besu?

A i beson tjetërkujt?

Atëherë pse e ke problem me i besu vetes tënde?

Pse kur e ke një vizion mundohesh me sabotu me plotë paragjykime dhe gjykime; se çka kanë me thanë të tjerët për ty.

Më rëndësi është që nëse ke ndonjë ide, nëse ke ndonjë vizion atëherë e vetmja gjë që të nevojitet është nisja e saj apo nisja drejt vizionit.

Kot nuk thuhet se ‘ ti nuk e di atë që nuk e di!

Të ftoj të përgjigjesh në këto pyetje, që të kesh të qartë se kur është momenti i duhur që të nisesh drejt vizionit tënd!/ OxygenPress.info