Mësoni se kur të do të ketë rënie të temperaturave

0
46

Derisa moti vazhdon të jetë me diell, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se vendi ynë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte fillimi i javës do të mbetet me vlera pothuaj të ngjashme me ato të ditëve të fundit, ndërsa nga e mërkura e tutje pritet rënie e temperaturave, sidomos të atyre maksimaleve.

Nëpër ultësira do të ketë mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9-16 gradë Celsius. Në viset malore nga dita e mërkurë temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta në dy vlerat ekstreme, minimalet nga -4-0, ndërsa maksimalet nga 2-5 gradë Celsius.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu