Mësoni se cilat energji drejtojnë jetën tënde

0
199

Arjeta Spahiu po shpërndahet nëpër rrjete sociale shumë, ngaqë këshillat e saj janë bazuar në kërkime shkencore dhe nëse trajtohen seriozisht mund të kenë efektin e tyre pozitiv, shkruan OxygenPress.

Spahiu është CEO në kompaninë Advoco Solutions LLC, ajo është Coach Profesional i Çertifikuar nga Instituti për Ekselencë Profesionale në Coaching, dhe Coach i Akredituar (ACC) nga Federata Ndërkombëtare e Coaching-ut. Ajo po ashtu është Trajnere e Akredituar e Lidershipit në The Ken Blanchard Companies.

Në radhën e cikleve me video, të cilat bazohen në këshilla të cilat synojnë fuqizimin personal, Spahiu së fundmi ka shpërndarë edhe disa këshilla në lidhje me energjinë që drejtojnë sjelljet tona.

Bazuar në studime ajo thotë se çdo njeri ka shtatë nivele të energjisë, përcjell OxygenPress.

“Këto energji ndahen në katabolike, të cilat janë destruktive për ne, dhe në energji anabolike të cilat njihen si energji pozitive në jetën tonë. Në nivelin e parë të energjisë katabolike, personi e sheh vetën si viktimë rrethanash, ndjenja e tij thelbësore është letargjia.Kështu që nuk ka mundësi që të marr hapa, se qysh në fillim është I mposhtur nga mendimet e tij”, tha ajo.

Personat e nivelit të dytë katabolik, Spahiu thotë se kanë energji më shumë se personat e nivelit të parë. Mirëpo, moto e tyre është”Unë fitoj, ti humb”. Të njëjtit i shohin gjërat bardh dhe zi.

“Prej nivelit të tretë fillon energjia anabolike. Këta persona edhe pse kanë zemërim nga e kaluara kur kanë qenë me energjinë e dytë dhe të parë, prapë se prapë motoja e tyre është “Unë dua të fitoj, unë dua të arrij dhe nuk më pengon edhe nëse ti fiton”, ka shtuar ajo.

Në nivelin e katërt të energjisë, janë persona që marrin profesione në shërbim të të tjerëve, dhe të fokusuar në mirëqenin e të tjerëve.

Ndërsa, të nivelit të pestë, janë të motivuar, të gjashtit kanë moton “Të gjithë fitojnë”.

“Personat në nivelin e shtatë janë njerëz pa paragjykim dhe influecojnë masën. Këta persona janë në gjendje të lëvizin në mënyrë të vetëdijshme dhe të njëjtën energji mund ta ketë për një gjë të caktuar”, ka përfunduar ajo.

Spahiu thekson se një person nuk mund të ketë një lloj energjie për të gjitha detyrat  dhe veprimet që bën. Sipas saj, është me rëndësi që të dihet se në çfarë energjie shfaqet në rastet e caktuara, në mënyrë që të balancohet energjia pozitive.