Mësoni se çfarë ka ndodhur më 10 shkurt!

0
163

1535- Dyzet (40) murgesha anabaptiste vrapojnë lakuriq nëpër rrugët e Amsterdamit, në shenjë proteste pa-dhunë kundër varfërisë. Të nesërmen, zyrtarët e qytetit i dënuan murgeshat për herezi, dhe i masakruan; kokat e tyre u ngulën në shtylla të vendosura në hyrje të qytetit. Mesazhi ishte i qartë; “ngrihu, po deshe, kundër institucionit”.

1798 – Gjenerali Louis Alexandre Berthier (Shefi i Shtabit të ushtrisë së Napoleon Bonapartit ) pushtoi Romën; në 15 shkurt shpallën Republikën romake; dhe 5 ditë më vonë, më 20 shkurt, burgos Papa Piun VI.

1855 – SHBA – Ndryshon ligji mbi shtetësinë: të gjithë fëmijët e prindërve amerikanë të lindur jashtë vendit marrin automatikisht shtetësinë e prindërve.

1954 – Presidenti amerikan Dëight D. Eisenhoëer paralajmëron kundër ndërhyrjes amerikane në Vietnam.

1962 – Moska i kthen Amerikës agjentin Francis Gary Poëer në këmbim për spiunin sovjetik Rudolph Abel. Francis Gary Poëers ishte pilot amerikan i CIA-s, aeroplani U-2 i të cilit u rrëzua ndërsa fluturonte në një mision zbulimi mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Sovjetik më 1960. Rudolph Ivanoviç Abel ishte një oficer i zbulimit sovjetik i arrestuar nga agjentët e FBI-së në vitin 1957 si anëtar i një rrjeti spiunazhi sovjetik me bazë në Neë York, dhe ishte dënuar me 45 vjet burgim.