Mësoni se çfarë ka ndodhur më 10 janar

0
80

1870 – John D. Rockefeller themelon në Ohajo korporatën Standard Oil, nxjerrësja dhe përpunuesja më e madhe e naftës në botë. Historia e saj si një nga korporatatat e para dhe më e madhja shumëkombëshe përfundoi në vitin 1911, kur Gjykata e Lartë e Shtetet e Bashkuara vendosi se Standard Oil ishte një monopol i paligjshëm. Si rrjedhim, korporata u shpërbë në 33 kompani të vogla, dhe Rockefeller u bë njeriu më i pasur në botë.

1920 -Traktati i Versajës hynë në fuqi, duke i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Parë Botërore.

1941 – Lufta italo-greke: Ushtria greke, në ndjekje të forcave italiane, merr kontrollin e Këlcyrës; trupat greke tërhiqen prej andej në prill kur Gjermania dërgon trupa për t’i ardhur në ndihmë Italisë.

1946 – Asambleja e parë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara hapet në Londër; marrin pjesë përfaqësues të 51 vendeve.

1946 – Në Tiranë fillon punimet Asambleja Kushtetuese ose Konstituive. Nga vendimi i saj do të varej e ardhmja e Shqipërisë për 45 vitet e ardhshme. Para sesionit të hapjes, Enver Hoxha, veshur me uniformën e gjeneralit, shkoi në Aeroportin e Tiranës (Laprakë), si Kryeministër dhe ministër Jashtëm, për t’i uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri sovjetik, Shuvakin, dhe shefit të misionit ushtarak sovjetik, Sokolov. Pas paraqitjes së letrave kredenciale dhe pranimit të tyre nga Hoxha, i dërguari i Kremlinit mori në dorëzim selinë e ambasadës, për të cilën ishte përzgjedhur ish-rezidenca e Françesko Jakomonit, mëkëmbësi i mbretit italian në Shqipëri gjatë periudhës së aneksimit fashist.

1962 – Programi Apollo: NASA njofton planet për të ndërtuar mjetin C – 5 për nisjen e raketave. Ky mjet u bë i njohur si raketa Saturn V, që nisi në robit çdo raketë të misionit Apollo në Hënë.

1984 – Shtetet e Bashkuara dhe Selia e Shenjtë (Vatikan) rivendosin marrëdhënie të plota diplomatike pas pothuajse 117 vjetësh, duke shfuqizuar vendimin Kongresit të vitit 1867 që ndalonte financimin e një misioni përfaqësimi amerikan në shtetin katolik./OxygenPress.info