Mësoni më shumë për Nekibe Kelmendin

0
147

Nekibe Kelmendi u lind  më 11 maj të vitit 1944, në Baran të Pejës, ishte ministre e Drejtësisë në Republikën e Kosovës, deputete e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ndoqi studimet në Fakultetin Juridik, në Prishtinë, ndërkaq prej vitit 1968 deri më 1987 kishte punuar gjyqtare, me ndërprerje prej vitit 1974 deri në vitin 1976, në të cilën periudhë ushtroi profesionin e avokatisë, s një ndër të parat gra shqiptare avokate.

Në vitin 1987, pas daljes së Millosheviqit në skenën politike, është shkarkuar nga posti i gjyqtares, për të punuar deri në vitin 1991 si sekretare gjenerale e Barnatoreve të Kosovës.

E larguar nga puna në vitin 1991, kur prapë i ishte kthyer avokaturës. Nga 1 janar 2000 deri në nëntor 2001 ka qenë bashkëdrejtuese e Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut.

Në vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve, forcat serbe ia vranë bashkëshortin -avokatin e njohur dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi, si dhe të dy djemtë e saj, Kushtrim e Kastriot Kelmendi.

Pasi lëngoi për një kohë të gjatë nga sëmundja e kancerit, vdiq më 19 qershor të vitit 2011, në Prishtinë./Albfem