Mësoni disa nga dobitë e lëvoreve të pemëve

0
896

Mund të përdoren për parandalimin   dhe shërimin e shumë sëmundjeve, por në të shumtën e rasteve më lehtë na vie t’i hedhim, se sa t’i hajmë.

Bëhet fjalë për lëvoret e pemëve dhe perimeve, ku janë preparatet natyrale për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

Vetitë e lëvoreve të pemëve, janë shumë më të larta se vet brendësia e pemëve.

Portokalli, shega, molla, dardha dhe kivi, janë vetëm disa nga këto pemë, ku lëvoret e tyre mund të shërbejnë mes tjerash për shëndetin e lëkurës.

Portokalli

Lëvorja e portokallit është plotë me antioksidantë të fuqishëm të quajtur superflavonide, e të cilat ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit. Disa hulumtime sugjerojnë se antioksidantët që gjenden në lëvoren e portokallit janë 20 herë më të fuqishme se sa lëngu i shtrydhur i portokallit.

Lëvoren e portokallit mund ta fusni në shtydhëse frutash dhe të përfitoni të mirat e saj por gjithashtu nga ta grimconi me rende dhe mund të ja u hidhni ëmbëlsirave, të cilave do të ju jep një aromë të mirë.

Shega

Lëvoren e shegës mund ta përdorim për shumë gjëra. Mjafton ta prisni në copa të vogla dhe mund ta hidhni nëpër ëmbëlsira si aromatizues. Por nëse keni problem me diarre ose edhe me dhimbje stomaku, ziejni lëvoren e shegës në ujë dhe shtoni kanellë. Prisni të ftohet dhe pijeni tre herë në ditë. Do të ju largoj dhimbjet.

Molla

Studimet kanë treguar se lëvorja e mollës ka shumë vlera shëndetësore. Nëse e hani mollën me gjithë lëvore, ju do të forconi muskujt dhe do të arrini të mbanin nën kontroll kolesterolin.

Dardha

Gaboheni rëndë  nëse e hidhni lëvoren e dardhës. Ajo është e pasur me shumë vitamina, fibra dhe vlera të tjera ushqyese që sipas disa studimeve tejkalojnë vlerat ushqyese të vet frutit të dardhës. Lëvorja e dardhës gjithashtu është gjetur që pengon rritjen e qelizave të tumorit.

Kivi

Ky është një frut tjetër, që lëvorja e saj ka shumë veti të mira. Lëvorja e kivit ka më shumë antioksidantë se sa vet brendësia e kivit. Vepron si një mjet e fuqishëm për të luftuar alergjithë dhe infeksionet. Po ashtu është ilaç kundër baktereve. Prandaj, mos e shpërdoroni lëvoren e kivit, duke e hedhur tutje./M/Oxygen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu