Mësoni çka ka ndodhur më 18 janar?

0
28

1903 – Presidenti Theodore Roosevelt i dërgon një mesazh radiofonik mbretit Edward të Anglisë; ky është mesazhi i parë ndër-atlantik me radio dërguar nga Shtetet e Bashkuara.

1919 – Themelohet në Londër firma “Bentley Motors Limited”, e njohur për automobilë luksozë sportiv. Firma “Rolls – Royce” e bleu Bentley-n në vitin 1931, por si për ironi, “Bentley Motors” u bë pasardhës i drejtpërdrejtë i “Rolls-Royce Motors”. Të dyja këto firma të njohura britanike u blenë nga “Volkswagen AG” e Gjermanisë, në vitin 1998.

1944 – Forcat sovjetike çlirojnë Leningradin, duke i dhënë fund rrethimit tre-vjeçar nazist, i njohur si “Rrethimi i Leningradit”.

1990 – Washington DC: Kryetari i Bashkisë, Marion Barry arrestohet për zotërim droge gjatë një operacioni bastisjeje nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

1993 – Dita Martin Luther King, i Riu, vëzhgohet zyrtarisht për herë të parë në të 50 shtetet e SHBA-së.