Mësoni çka ka ndodhur në botë më 17 janar

0
173

1917 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës i paguajnë Danimarkës 25 milionë dollarë për ishujt e Virgjëra.

1945 – Forcat sovjetike marrin qytetin pothuajse tërësisht të shkatërruar të Varshavës.

1945 – Nazistët fillojnë evakuimin e kampit të përqendrimit Auschwitz me afrimin e forcave sovjetike.

1946 – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mban seancën e parë.

1966 – Një aeroplan bombardues “B-52” përplaset me një “KC-135 Stratotanker” gjatë fluturimit mbi Spanjë, duke hedhur kështu tri bomba bërthamore 70-kilotonëshe në afërsi të qytetit Palomares dhe një tjetër në det.

1989 – Policia arreston shkrimtarin, Vaclav Havel, në Pragë.

1991 – Operacioni “Stuhia e shkretëtirës” fillon në orët e hershme të mëngjesit. Iraku hedhë tetë raketa “Scud” në Izrael në një përpjekje të pasuksesshme për të provokuar kundërpërgjig jen izraelite.

1991 – Harald V shpallet Mbret i Norvegjisë me rastin e vdekjes së babait të tij, Olav.

1996 – Republika Çeke aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

1998 – Paula Jones akuzon presidentin amerikan, Bill Clinton, për abuzim seksual.

2002 – Mali Nyirangongo shpërthen në Republikën Demokratike të Kongos, duke nxitur evakuimin e 400.000 personave.

2005 – George W. Bush inaugurohet për mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.