Mësoni çka ka ndodhur më 6 shkurt

0
92

1929 – Nënë Tereza arrin në Kalkuta për të filluar punën e saj bamirëse mes njerëzve më të varfër dhe më të sëmurë të Indisë.

1971 – Shkencëtarët kimistë në Berkeley të Kalifornisë krijojnë për herë të parë hormonet sintetike.

1958 – Çmimi Bollingen për poezi i jepet amerikanit Edëard Estlin Cummings (1894 – 1962), i njohur si e.e. cummings, me formë të emrit me shkronja të vogla në stilin e disa poezive të tij. Kumings shkroi rreth 3 mijë poezi, dy romane autobiografike, katër drama dhe disa ese; ai la pas vizatime e piktura të shumta.

1967 – Revolucion kulturor – Enver Hoxha mban fjalimin kundër zakoneve prapanike dhe paragjykimeve fetare; brenda pak ditësh grupe të rinjsh (të mbështetur plotësisht nga policia) vërshuan kundër kishave e xhamive duke përdhosur, shkatërruar, djegur, plaçkitur në emër të luftës kundër së vjetrës Zoti u ndalua, Papa u shpall fashist, hoxhallarë, dervishlerë, priftërinj katolikë e ortodoksë u rrahën publikisht, mjekrat ua prenë, u tërhoqën rrugëve zvarrë, u burgosën, u internuanën, u toturuan, u vranë, Shqipëria u bë vendi i vetëm ateist në botë, Perëndia u dëbua për t’i liruar vendin një  Partie politike.

1974 – SHBA – Në përgjigje të krizës së energjisë më 1973, ndryshimi i orës (kursimi i kohë ditore) filloi gati katër muaj më herët se zakonisht.