Mësoni çka ka ndodhur më 2 shkurt

0
78

1848 – Nënshkruhet Traktati i Guadalupe Hidalgo që përfundon Luftën meksikane; SHBA fiton Teksasin, Kaliforninë, Nju Meksikën dhe Arizonën duke i paguar Meksikës 15 milionë dollarë.

1863 – Samuel Clemens bëhet Mark Tëain. Për plotësuar të ardhurat e tij, Clemens filloi të shkruante skica humoristike për një gazetë në Kansas. Paga e tij ishte 25 dollarë në javë dhe filloi t’i nënshkruante artikujt me pseudonim Mark Tëain, që në gjuhën e lundruesve në lumin Misisipi, do të thotë “dy pashë thellësi.”

1922 – Botohet në Paris novela “Ulysses” nga James Joyce. Libri ri-tregon “Odisenë” e Homerit përmbledhur në një ditë – 16 qershor 1904 – në Dublin, duke e vendosur heroin homerik nën figurën e pazakontë të Leopold Blumit, një i moshuar, tregtar, i cili nxiton gjithë ditën për t’u kthyer në mbrëmje vonë në shtëpi i lodhur e i dërmuar. Megjithëse Blum duket njeri i zakonshëm, ai del si figurë heroike me mirëkuptim, bujari, dashuri, harresë (falje) që tregon ndaj çdo njeriu që ndesh. Në këto vepra që kalojnë pa u vënë re, Blum praktikon heroizmin e përditshëm që konsiderohet ndoshta heroizmi i vetëm i mundshëm në kohët moderne. Dhe pavarësisht faktit se gjithmonë ndjehej i huaj – Bloom ishte hebre në Irlandën me shumicë katolike – ai mbetet optimist dhe e shpërfill pasigurinë nga të qenit pakicë. “Ulysses”, shkruar gjate një periudhe nga 1914-1921, përbën udhëtim të vështirë edhe për lexuesin, veçanërisht në kapitullin e fundit ku autori sjell mendimet e gruas së Leopoldit, Molli, monologun e saj pa zë.

1943 – Divizioni VI gjerman dorëzohet në Stalingrad, duke shënuar pikë kthesën e Luftës së Dytë Botërore. Beteja e Stalingradit kishte marrë fund që para dy ditësh. Trupat gjermane kishin mbijetuar duke ngrënë kuajt e divizionit të kavalerisë rumune, ndërsa gjenerali von Paulus dy herë kishte kundërshtuar kushtet e dorëzimit. Ndërsa van Paulus po bëhej gati të dorëzohej, Hitleri e urdhëroi që të vazhdonte luftimet, dhe për ta inkurajuar i dha gradën Marshall. Deri atëhere asnjë gjerman me gradën Marshall nuk ishte dorëzuar, por von Paulus nuk mund të qëndronte më. Rreth 90 mijë ushtarë gjermane iu dorëzuan trupave sovjetike – Prej tyre vetëm 5 mijë mundën të mbijetonin deri në fund të luftës.

1945 – Ndodh arratisja e parë dhe e vetme nga kampi nazist i përqendrimit në Mauthausen, kur natën e 2 shkurtit, 500 robër sovjetikë të luftës marrin guximin të kalojnë telat.

1970 – Vdiq filozofi britanik Bertrand Russell, 97 vjeç, fitues i çmimit Nobel për letërsi, aktivist kundër luftës, shkoi në burg për pacifizmin e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, bëri fushatë kundër Adolf Hitlerit, kritikoi totalitarizmit stalinist, sulmoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Vietnamit, dhe ishte përkrahës i hapur i çarmatimit bërthamor. Në vitin 1950 Russell u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi “për shkrimet e tij të ndryshme dhe të rëndësishme ku ai mbron idealet njerëzore dhe lirinë e të menduarit”.