Mësoni çka ka ndodhur më 19 janar

0
71

1922 – Një firmë për kërkime gjeologjike shpall se burimet e naftës së SHBA-së do të shterojnë në 20 vjet. Sot, ekspertët mendojnë se Shtetet e Bashkuara pritet t’ia kalojnë Arabisë Saudite si prodhuesi më i madh të naftës në botë.

1977 – Florida – Dëbora bie në Miami, për të vetmen herë në historinë e këtij qyteti – po atë ditë dhe vit borë ra edhe në Bahamas.

1981 – SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për lirimin e 52 pengjeve amerikane që mbaheshin në Teheran.

1983 – Klaus Barbie, shefi i policisë sekrete naziste, SS, në Lyon – Francë, u arrestua në Bolivi. Ai njihej si “Kasapi i Lionit ” për torturimin personalisht të të burgosurve të Gestapos në Lion. Pas luftës, shërbimet e kundërzbulimit amerikan e përdorën atë kundër lëvizjeve marksiste në Amerikën e Jugut. Shërbimi informativ gjermano -perëndimor e rekrutoi Klausin për të  ndihmuar CIA-n në kapjen e revolucionarit argjentinas Che Guevara në vitin 1967. Pastaj Klaus Barbie shkoi në Bolivi ku mendohet si orkestroi grusht-shtetin që solli në pushtet diktatorin Luis García Meza Tejada në vitin 1980. Pas rënies së diktaturës, Barbie humbi mbrojtjen e qeverisë boliviane dhe në vitin 1983 u ekstradua në Francë, ku u dënua për krime luftës dhe vdiq në burg.

1984 – Kalifornia Gjykata e Lartë refuzon tetraplegjiken Elizabeth Bouvia, e cila kërkonte t’i mohohej ushqimi deri sa të vdiste në një spital publik. Pas vendimit të gjykatës, Bouvia ( lindur në 1958) dhe e paralizuar tha se dëshiron të jetojë.