Mësoni cilësinë e ajrit në kohë reale

0
119

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka të lansuar sistemin për raportimin online të rezultateve të cilësisë së ajrit që monitorohet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Përmes kësaj, qytetarët mund të informohen saktë, dhe në kohë reale, për cilësinë e ajrit në disa komuna të Kosovës.

Agjencia njofton se softueri për raportimin e të dhënave për cilësinë e ajrit është kompatibil me Indeksin e Kualitetit të Ajrit në Evropë, dhe që prezanton të dhënat e monitorimit të pesë ndotësve kryesorë në pesë stacione të monitorimit të cilësisë së ajrit.

Në njoftim qartësohet ju mund të hyni në web-faqen e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dhe të klikoni linkun e sistemit të të dhënave për cilësi të ajrit.

Kujtojmë se finalizimi i softuerit është mbështetur nga Komisionit Evropian.

Siç njofton Agjencia, investimet në përmirësimin e sistemit për monitorimin dhe raportimin e cilësisë së ajrit do të vazhdojnë edhe me mbështetje shtesë nga Qeveria Amerikane përmes Programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe nga Qeveria Japoneze përmes Agjencionit Ndërkombëtarë Japonez për Zhvillim./OxygenPress.info

http://ihmk-rks.com/t/?page=1,5

http://ammk-rks.net/

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu