Mësoni çfarë bëri Vjosa Osmani në Ditën e Kushtetutës

0
77

Me ftesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu është mbajtur një bashkëbisedim me profesorë të Katedrës  Kushtetuese të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Ky bashkëbisedim është bërë për ta shënuar Ditën e Kushtetutës.

Presidentja Osmani me këtë rast ka falënderuar profesorët për punën të cilën ata e bëjnë çdo ditë në edukimin e brezave të rinj të juristëve.

“Qytetarët kanë nevojë t`u dëgjojnë ju të flisni për aspekte të Kushtetutës. Mendimi juaj profesional është i rëndësishëm. Ndaj e kam shfrytëzuar javën e parë të punës sime për të bashkëbiseduar me ju në funksion të afirmimit të rëndësisë së Kushtetutës dhe zbatimit të saj”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Zonja Osmani ju ka ofruar bashkëpunim profesorëve dhe në të njëjtën kohë ka potencuar se dera e Presidencës është e hapur për t`i konsultuar ata për procese të rëndësishme për vendin.

Pjesëmarrësit në bashkëbisedim e falënderuan Presidenten për ftesën, ngase sipas tyre është hera e parë që ftohen për një bashkëbisedim të tillë nga niveli më i lartë shtetëror.

Sipas tyre, procesi i zgjedhjes së Presidentes, paraqet model të zgjedhjes kushtetuese të presidentit të vendit.

Në këtë kontekst, ata theksuan se është me rëndësi që Presidenca të garantojë stabilitet kushtetues për të gjitha institucionet.

Në të njëjtën kohë, profesorët kanë shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Presidenten për tema, të cilat kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë kushtetuese.