Mësoni arsyet pse qentë mund të ju sulmojnë dhe çfarë duhet bërë

0
2869

Qentë sulmojnë:

  1. Nga frika

Njeriu është frika më e madhe e qenve dhe kafshëve në përgjithësi. Tek kafshët shtëpiake apo edhe endacake, si macet dhe qentë, shumë e lehtë është “zbutja” e tyre dhe përfshirja e tyre në shoqëri.

Më poshtë keni disa prej tyre që rekomandohen nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve pjesë e të cilave janë të gjithë veterinarët;

Si?

  1. a) Duke i kastruar/sterilizuar, në mënyrë që mos të ndjehen territorial në vendet publike dhe që mos të shumohen më tej në mënyrë të pa kontrolluar; (në një publikim tjetër, do të paraqiten disa hulumtime mjekësore ndërkombëtare, mbi efektet biologjike të kastrimit/sterilizimit);
  2. b) Duke u sjellur mirë ndaj tyre; mos të keqtrajtohen dhe përndiqen si të vegjël! Kjo është pika kyçe!!!
  3. Nga uria dhe ankthi i humbjes së rezervave të ushqimit (më së shumti mbeturinave);

Ngaqë në Kosovë, në çdo cep kemi mbeturina të pa mbledhura, qentë nganjëherë mund të ndjehen të rrezikuar nga njerëzit, sa i përket ushqimit të tyre, mbeturinave (sepse mund të mendojnë që dikush do i pengon për tu ushqyer) – që janë pikërisht ato vende ku komunitetet e caktuara të lagjeve i gjuajnë ato.

Reagimi i tyre agresiv, është më i rrallë në vendet urbane – sepse qentë janë të mësuar me njerëz dhe kuptojnë që ata, në një mënyrë, sigurojnë “ushqim” për ta, duke hedhur mbeturinat e tyre.

Në vendet rurale, qentë, nganjëherë nuk janë të mësuar me prezencë të madhe të njerëzve gjatë orëve të mëngjesit apo mbrëmjes dhe mund të reagojnë keq dhe me agresivitet, për të mbrojtur “ushqimin” e tyre;

Ne ndjemë shumë keqardhje për personin që është sulmuar nga qentë! Shpresojmë që nuk ka ndonjë lëndim shumë të madh dhe të shërohet sa më shpejt! Gjykata Themelore në Pejë, paska vendosë që personi i lënduar, ka të drejt për dëmshpërblimi. Institucionet lokale dhe qendrore, duhet të vetëdijesohen me këtë rast dhe të kuptojnë që investimet e kastrimeve dhe trajtimeve (humane, ligjore dhe te dinjitetshme) të qenve është më së e nevojshme; po ashtu, duhet investuar në masa aktive edukative, vetëdijesuese të raporteve kafshë-njeri apo qen-njeri – me shumë prioritet.

Vetëm në shtetet e varfra dhe me një shkallë të korrupsionit kaq të lartë si në Kosovë, situata e qenve endacakë nuk rregullohet siç duhet.

Siç e dini, AUVK-ja, ia ka dhënë tederin për vetëdijesim të qytetarëve mbi qentë endacakë, një kompanie farmaceutike MALA FARM. Këta të fundit, aspak nuk kanë përvojë dhe përshtatshmëri profesionale në bërjen e anketave, fletushkave, trajnimeve mbi sjelljet e qenve apo mbi psikologjinë e qenve dhe raporteve qen-njeri, në mënyrë që të sigurohet një bashkëjetesë në harmoni mes kafshëve dhe njerëzve.

Kërkojmë nga të gjithë, me shumë mirësjellje, që mos t’ia vëjnë fajin kryesor qenve në këto incidente.

Kritikat më të mëdha duhet bëhen karshi AUVK-ës dhe komunave përkatëse – jo qenve, të cilët i kemi rritur nën frikë dhe dhunë!

Për Kafshët /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu