Mësojeni sa janë pagat në Kosovë me projektligjin e ri!

0
2775

Neni 2

Përkufizime

 

  1. Në këtë Ligj shprehjet/fjalët kanë këtë kuptim:

 

1.1. “Paga bazë”, është komponenti kryesor apo i vetëm i pagës, që i përgjigjet nivelit të kompleksitetit të funksionit, pozitës apo gradës dhe nivelit të kualifikimit të kërkuar për atë funksion, pozitë apo gradë. Kompleksiteti është rezultat i kombinuar i përgjegjësisë, rëndësisë dhe lirisë të vendimarrjes, vështirësisë dhe rrezikshmërisë në kryerjen e detyrave në atë funksion, pozitë apo grade, si dhe kufizimeve që shoqërojnë punën;

 

1.2.“Shpërblim”, është një pagesë për një punë të kryer nga anëtari i një organi kolegjial me kohë jo të plotë;

 

1.3.“Grupi i pagës”, përbëhet nga grup funksionesh, pozitash apo gradash me nivel të njëjtë apo pothuajse të njëjtë kompleksiteti, që përfitojnë të njëjtën pagë bazë;

 

1.4.Shprehjet “funksionar”, “funksionar me satus të posaçëm”, “zyrtar publik” “nëpunës civil”, “nëpunës i shërbimit publik”, “nëpunës kabineti”, “nëpunës administrativ-teknik”,  në këtë Ligj kanë të njëjtin kuptim me atë të përcaktuar në Ligjin për Zyrtarin Publik në Republikën e Kosovës.

 

 

Neni 3

Parimet e sistemit të pagave

 

  1. Pagat bazohen në parimet e përcaktuara me këtë Ligj, si vijon:

 

1.1. parimi i pagës së barabartë – nënkupton që secili përfitues i pagës merr pagë të barabartë për  punën në funksionin, pozitën apo gradën e njëjtë apo të krahasueshme;

 

1.2. parimi i transparencës – nënkupton që niveli  i pagës është transparent;

 

1.3. parimi i ligjshmërisë – nënkupton që pagat e përfituesve përcaktohen në pajtim me këtë Ligj;

 

1.4. parimi i mosdiskriminimit – nënkupton që asnjë përfitues i pagës nuk diskriminohet në pagë, ashtu siç përcaktohet në Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi.

 

 

KAPITULLI II

PAGAT E FUNKSIONARËVE

 

 

Neni 4

Paga e funksionarit

 

  1. Funksionari dhe funksionari me status të posaçëm (në vijim: funksionari) përfiton një pagë fikse të barabartë me pagën bazë për funksionin apo gradën përkatëse.

 

  1. Paga bazë për funksionarin përcaktohet për çdo funksion apo gradë sipas grupit të pagës në pajtim me Shtojca nr. 1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij Ligji.

 

  1. Funksionari nuk perfiton shtesa të tjera mbi pagën bazë. Përjashtimisht, paga fikse e disa funksionarëve përbëhet nga paga baze dhe shtesa e posaçme, të përcaktuar në pajtim me nenin 6 të këtij Ligji.

 

 

Neni 5

Shpërblimi i funksionarëve me kohë të pjesshme

 

  1. Anëtarët e organeve drejtuese (këshilla, borde, komisione), të tipit kolegjial, të institucioneve kushtetuese, të agjencive të pavarura dhe të institutioneve të sistemit të drejtësisë, të krijuara me ligj, të cilët nuk e ushtrojnë mandatin me kohë të plotë dhe nuk përmenden shprehimisht në Shtojcën nr.1, shpërblehen në masën 20 për qind të pagës së kryetarit të organit kolegjial me kohë të plotë.

 

  1. Në rastin kur edhe kryetari i organit drejtues është me kohë të pjesshme, atëherë shpërblimi i tij, si dhe shpërblimi i anëtarëve të organit drejtues janë në masën 30 për qind për kryetarin dhe 20 për qind për anëtarët, të pagës së Sekretarit të Përgjithshëm të institucionit.

 

  1. Shpërblimi i parashikuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni përfitohet çdo muaj, me kusht pjesëmarrje në mbledhjet e organit kolegjial, jo më pak se një herë në muaj, dhe për çdo mbledhje të organit kolegjial, me kusht pjesëmarrje në mbledhje, në rastin kur ky organ mblidhet më rrallë se një herë në muaj.

 

  1. Kryetarët, anëtarët dhe punonjësit e tjerë të institucionit, në marrëdhënie pune me kohë të plotë, nuk përfitojnë shpërblimin e parashikuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, për pjesëmarrje në mbledhjet e organit kolegjial.

 

 

Neni 6

Shtesa të posaçme për disa funksionarë

 

  1. Përfitojnë shtesë të posaçme mbi pagën bazë, këta funksionarë dhe në këtë masë:

 

1.1. Deputetët, si anëtarë të komisioneve parlamentare. Shtesa e posaçme është deri në masën 10% si kryetar i komisionit dhe deri në 8% për anëtarët e komisionit parlamentar. Shtesa është e njëhershme, pavarsisht nëse deputetët janë kryetar , përkatësisht anëtarë në më shumë se dy komisione. Shtesa  përfitohet çdo muaj, me kusht pjesëmarrje në mbledhjet e komisionit, jo më pak se një herë në muaj, dhe për çdo mbledhje të komisionit , me kusht pjesëmarrje në mbledhje, në rastin kur komisionet mblidhen më rrallë se një herë në muaj.

 

 

KAPITULLI III

PAGA E NËPUNËSIT TË KABINETIT

 

 

Neni 7

Paga e nëpunësit të Kabinetit

 

  1. Nëpunësi i Kabinetit përfiton një pagë fikse të barabartë me pagën bazë.

 

  1. Paga bazë për çdo emërtesë të nëpunësit të Kabinetit përcaktohet sipas grupit të pagës në pajtim me Shtojcën nr. 1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij Ligji.

 

  1. Nëpunësi i Kabinetit nuk perfiton shtesa mbi pagën bazë.

 

KAPITULLI IV

PAGA E NËPUNËSIT CIVIL

 

 

Neni 8

Paga e nëpunësit civil

 

  1. Paga e nëpunësit civil përbëhet nga:

 

  • paga bazë;

 

  • shtesa për kushte tregu;

 

  • shtesa e performancës;

 

  • shtesa të posaçme për pozita apo grup pozitash sipas Nenit 12 më poshte të ketij Ligji;

 

  • shtesa për punë jashtë orarit/kohës normale të punës.

 

 

Neni 9

Paga bazë e nëpunësit civil

 

  1. Paga bazë e nëpunësit civil është ajo pjesë e pagës që përfiton nëpunësi civil për punën e kryer në një pozitë të caktuar apo për një gradë të caktuar.

 

  1. Paga bazë e nëpunësit civil përcaktohet nga Grupi i Pagës të cilës i përket klasa përkatëse e Shërbimit Civil sipas Shtojcës nr. 1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij Ligji.

 

  1. Në rastin e nëpunësve civilë, për të cilët sipas Ligjit për zyrtarin publik zbatohet sistemi i gradave personale, paga bazë e nëpunësit civil përcaktohet nga Grupi i Pagës të cilës i përket grada, sipas Shtojcës nr. 1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij Ligji.

 

  1. Klasifikimi i një pozite të caktuar pune sipas paragrafit 2 të këtij neni përcaktohet në rregulloren e organizimit të brendshëm të institucionit të miratuar sipas Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Publike, në bazë të rregullave të vlerësimit dhe klasifikimit të pozitave të punës.

 

  1. Qeveria e Kosovës, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike, me akt nënligjor, miraton :

 

  • përshkrimin e përgjithshëm të punës për çdo klasë të Shërbimit Civil;

 

  • emërtesat e pozitave, që mund të përdoren për secilën klasë;

 

5.3. rregullat dhe metodologjinë për vlerësimin dhe klasifikimin e një pozite të caktuar të punës , dhe

 

5.4. ekuivalencën e pozitës me gradën në rastin e nëpunësve civilë, për të cilët sipas ligjit zbatohet sistemi i gradave personale.

 

 

Korniza e Pozitave në Administratën Publike
Grupi i Pozitave Titulli i Pozitës Nëngrupi i Pozitave Koeficienti Institucioni/Fusha e zbatimit
A President i Kosovës A1 12.00  
Kryetar i Kuvendit të Kosovës A2 10.00  
Kryeministër i Kosovës  
Kryetar i Gjykatës Kushtetuese  
Kryetar i Gjykatës Supreme A3 9.00  
Kryeprokuror i Shtetit  
Kryetar i Këshillit Gjyqësor  
Kryetari Këshillit Prokurorial  
Avokat i Popullit A4 8.00  
Nënkryetar i Kuvendit  
Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale  
Zëvendëskryeministër  
Zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese  
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës A5 7.50  
Deputet  
Drejtor i  Agjencisë se Inteligjencës  
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit  
Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese  
Gjyqtar i Gjykatës Supreme  
Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit  
Kryetar i Dhomës së Posaçme  
Kryetar i Gjykatës së Apelit  
Ministër  
Prokuror në Prokurorin Speciale  
Prokuror në Prokurorinë e Shtetit  
Zëvendës Kryeprokuror Special  
Komandat i FSK-së/Gjeneral Lejtnant A6 7.00  
Kryetar i Kryeqytetit  
Gjyqtarë i Gjykatës së Apelit A7 6.50  
Gjeneral Major në FSK  
Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore  
Kryetar i Gjykatës Themelore  
Prokuror në Prokurorinë e Apelit  
Gjyqtar i Gjykatës Themelore për Krime të Rënda A8 6.00  
Gjyqtarë Mbikëqyrës në  Dege e Gjykatës Themelore  
Prokuror i Prokurorisë Themelore për Krime të Rënda  
Kryetar i Komunës 1 Në Komuna me  41, 35,31 Këshilltar Komunal
Zëvendësministër  
Kryetar i Organit Kolegjial A9 5.50 Në Institucione të Pavarura, Kushtetuese dhe Agjenci të Pavarura që kanë organe kolegjiale dhe i përgjigjen Kuvendit të Kosovës.
Prokuror i Prokurorisë Themelore  
Gjyqtar i Gjykatës Themelore  
Gjeneral Brigade në FSK  
Kryetar i Komunës 2 Në Komuna me  nën 31 Këshilltar Komunal
Inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës  
Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media  
Shef i Stafit të Kabinetit Në Kuvend, Presidencë dhe Zyra e Kryeministrit
Këshilltar i Lartë Politik 1 Në Kuvend, Presidencë dhe Zyra e Kryeministrit
Kryetar/Anëtar i Rregullt i Akademisë së Shkencave  
Anëtarë i Organeve Kolegjiale A10 5.00 Në Institucione të Pavarura, Kushtetuese dhe Agjenci të Pavarura që kanë organe kolegjiale dhe i përgjigjen Kuvendit të Kosovës.
Anëtar i Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve  
Zëvendës Avokat i Popullit  
Ambasador Në Diplomaci
Këshilltar Juridik Në Gjykatën Kushtetuese
Kolonel në FSK  
Zëvendësshef  i Kabinetit Në Kuvend, Presidencë dhe Zyrën e Kryeministrit
Gjyqtar për Kundërvajtje  
Anëtar me Korrespodencë i Akademisë së Shkencave A11 4.50  
Këshilltar Politik 1 Në Kuvend, Presidencë dhe Zyrën e Kryeministrit
Këshilltar i Lartë Politik 2 Në Ministri
Nënkolonel në FSK  
Major në FSK A12 4.20  
Këshilltar Politik 2 A13 4.00 Në Ministri dhe Institucione Kushtetuese
Drejtor i Drejtorisë Komunale A14 3.65  
Kapiten në FSK  
Rreshter i parë në FSK  
Nënkryetar i Komunës  
Kryesues i Kuvendit Komunal  
Rreshter Major në FSK A15 3.30  
Toger në FSK  
Zëvendës Kryesues i Kuvendit Komunal A16 3.00  
Kapter në FSK  
Nëntoger në FSK  
Shef  i Kabinetit të Kryetarit të Komunës A17 2.00  Në Komuna
Rreshter në FSK  
Tetar në FSK A18 1.90  
Anëtar i Kuvendit Komunal A19 1.70  Në Komuna
Ushtar në FSK A20 1.60  
Rekrut në FSK A21 1.00  
B Drejtues i Lartë 1 B1 6.00 Në Shërbimin Civil
Drejtues i Lartë 2 B2 5.70 Në Shërbimin  Civil
Drejtues i Lartë në Shëndetësi 1 Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së
Drejtues i Lartë 3 B3 5.30 Në Shërbimin  Civil dhe Administratën e Shërbimve Publike
Drejtor i Drejtoratit në MFSK  
Zëvendësdrejtor i AKI-së  
Zëvendës Auditor i Përgjithshëm  
Kolonel në PK B4 5.00 Polici
Drejtues i Lartë në Shëndetësi 2 B5 4.70 Drejtor QKUSK; Drejtor QKUK; Drejtor i IKSHP; Drejtor i QKTGJ; Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm.
Ndihmës i Auditorit të Përgjithshëm B6 4.50 Zyra e Auditorit të Përgjithshëm
Drejtues i Lartë 5 Në Shërbimin  Civil dhe Administratën e Shërbimve Publike
Nënkolonel në PK B7 4.30 Polici
c Drejtues në Shëndetësi 1 C1 4.20 Drejtor i Klinikave; Drejtor I QKMF; Drejtor i Q. M. Punës; Drejtor i Q. M. Sportive; Drejtor i Q. Telemjekësisë; Drejtor i Qendrës Shtime; Instituteve Shëndetësore.
Drejtues  në Shëndetësi 2 C2 4.10 Udhëheqës në Qendrat (Qendra e Ortoprotetikës) QKUK; Barnatore Qendrore QKUK; Reparte dhe Shërbime tjera Shëndetësore në QKUK; Udhëheqës i qendrave regjionale, Departamenteve në IKSHP.
Drejtor i Instituteve Hulumtuese – Shkencore C3 3.65 Instituti Albanologjik; Instituti i Historisë; Instituti Bujqësor i Kosovës; Instituti i Shëndetit Publik; Instituti Pedagogjik i Kosovës; etj.
Major në PK Polici
Drejtues i Mesëm 1 Drejtor i Departamentit në Shërbimin Civil
Drejtues i Mesëm 2 C4 3.40 Në Shërbimin  Civil dhe Administratën e Shërbimve Publike
Udhëheqës i sektorit/njësisë C5 2.70 Në Shërbimin  Civil dhe Administratën e Shërbimve Publike
Drejtues i Ulët 1
Drejtor i Shkollës së Mesme C6 2.50 Në Shërbimin  Civil dhe Administratën e Shërbimve Publike
Drejtues i Ulët 2
Drejtor i Shkollës Speciale C7 2.35  
Drejtor i Shkollës Fillore  
Zëvendësdrejtor i Shkollës C8 2.30 Shkollës së Mesme, Fillore, Parashkollor
Drejtor i Institucioneve Parashkollore  
Shef Sektori/Njësisë Polici, Doganë, ATK
Kapiten në PK Në Polici
Komandant i Zjarrfikësve  
Kryepunëtor C9 2.15 Shëndetësi dhe institucioneve te tjera
Toger në PK Në Polici
Udhëheqës i stafit Administrativ Teknik C10 2.00  
D Profesor i Rregullt, Profesor Emeritus, Këshilltar Shkencor D1 5.50 Ushtrimi i pozitave si Rektor, Prorektor, Dekan, Prodekan  kompensohen me shtesë funksionale
Profesor i Asocuar D2 5.00  
Profesor Asistent, Bashkëpunëtor Shkencor D3 4.50  
Ligjërues në Universitet D4 4.20  
Mjek Specialist D5 4.00 Ekspert i mjekësisë ligjore dhe pozita ngjashme në shëndetësi, në institucionet Shëndetësore dhe institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës.
Ministër Këshilltar D6 3.70 Në Diplomaci
Lektor në Universitet D7 3.30  
Asistent në Universitet  
Hulumtues i Pavarur Hulumtues në Institute Shkencore
Mjek në Specializim Në institucionet shëndetësore dhe  institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës
Asistent i Ri në Universitet D8 3.00  
Këshilltar Diplomatik Në Diplomaci
Mjek i Përgjithshëm Ne institucionet shëndetësore dhe  institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës
Farmacist Farmacist i diplomuar, në institucionet Shëndetësore dhe  institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës
Ekzekutiv Profesional 1 D9 2.70 Pozitat profesionale të veçanta në  Institucionet Kushtetuese dhe të Agjencitë e Pavarura
Ekzekutiv Profesional 2 D10 2.55 Pozitat profesionale të veçanta në  Institucionet Kushtetuese, Agjencitë e Pavarura dhe Administratën Shtetërore
Konsull Në Diplomaci
Sekretar i parë i Ambasadës Në Diplomaci
Sekretar i dytë i Ambasadës Në Diplomaci
Zëvendës Konsull D11 2.50 Në Diplomaci
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe Artit 1 Në Institucionet Kulturore-Artistike
Doganier 1 D12 2.30  
Ekzekutiv Profesional 3 D13 2.15 Pozitat profesionale në shërbimin civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike
Sekretar i tretë  i Ambasadës Në Diplomaci
Atashe në Ambasadë Në Diplomaci
Mësimdhënës në Shkollë të Mesme  
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe Artit 2 Në Institucionet Kulturore-Artistike
Infermier/Mami/Teknik Medicinal 1 Ne institucionet shëndetësore dhe  institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës
Doganier 2  
Ekzekutiv Profesional 4 D14 1.95 Pozitat profesionale në shërbimin civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike
Mësimdhënës në Shkollë Fillore  
Infermier/Mami/Teknik Medicinal 2 Ne institucionet Shëndetësore dhe  institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës;Teknik i Autopsisë
Pedagog/Psikolog Në arsimin parauniversitar
Rreshter në PK D15 1.90 Ne polici
Edukator 3  
Sekretar i Shkollës Në shkollat e mesme dhe fillore
Infermier/Mami/Teknik Medicinal 3 Ne institucionet shëndetësore dhe  institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës
Instruktor në Qendrat e Kompetencës  
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe Artit 3 D16 1.80  Në Institucionet Kulturore-Artistike
Mësimdhënës në Institucionet Parashkollore  
Ekzekutiv Profesional  5 D17 1.70 Pozitat profesionale në shërbimin civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike
Edukator 2  
Infermier/Mami/Teknik Medicinal 4 Ne institucionet shëndetësore dhe  institucionet tjera ku ushtrohet profesioni përkatës,Teknik i Farmacisë
Zjarrfikës 1  
Ekzekutiv Profesional  5 D18 1.65 Pozitat profesionale në shërbimin civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike
Polic i Lartë në PK Në Polici
Edukator 1 D19 1.60  
Teknik i Farmacist  
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe Artit 4  Në Institucionet Kulturore-Artistike
Zjarrfikës 2  
Ekzekutiv Profesional 6 D20 1.45 Pozitat profesionale në shërbimin civil dhe pozitat profesionale të nëpunësve të shërbimeve publike
Asistent i infermierisë  
Zjarrfikës 3  
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe Artit 5 D21 1.40  Në Institucionet Kulturore-Artistike
Zjarrfikës 4 D22 1.35  
Polic i Ri Në Polici
E Administrativ Teknik 1 E1 1.60 Në kabinetet politike
Administrativ Teknik 2 E2 1.40 Në të gjitha institucionet e administratës publike
Stafi Teknik  1
Stafi Teknik  2 E3 1.25 Në të gjitha institucionet e administratës publike
Stafi Teknik  3 E4 1.00 Në të gjitha institucionet e administratës publike