Mësojeni nga çka përbëhet ‘samari’ i breshkës

0
1416

Të njohura për jetëgjatësi dhe për lëkurë të rrudhosur, breshkat nuk konsiderohen si një prej krijesave më të bukura të natyrës.

Breshkat janë në thelb zvarranikë. Ato karakterizohen nga një guaskë që zhvillohet nga brinjët e tyre dhe që shërben si një mbulesë mbrojtëse. Të gjitha e kanë mbështjellësin e fortë, i cili përbëhet nga pjesa e shpinës dhe e barkut, ndërsa i vogël është numri i breshkave me mbështjellësin e butë.

Përveç kësaj, breshkat janë banorë të planetit Tokë qe më shumë se 250 milionë vjet, ndërsa qeniet njerëzore janë “vetëm” qe 3.5 milionë vjet.

Më e madhe është breshka ujore megjithëse ato nuk vënë vezë nën ujë, edhe pse marrin frymë nën ujë. Kur kërcënohen këto krijesa të bukura mund të futen brenda lëvores së tyre.

Breshkat karakterizohen nga aftësia e tyre për t’i mbrojtur vezët dhe trupin e tyre në gëzhojën e tyre të fortë.

Në të vërtetë, gëzhoja e tyre është e krijuar nga rreth 50 kocka. Mirëpo, megjithë dukjen e fortë nga jashtë, nëse e lëndoni breshkën, ajo ka nerva dhe i ndjen lëndimet.

Kur për dikë themi që është “metuzalem”, kjo do të thotë që jetojnë gjatë, ndërsa breshkët jetojnë më shumë sesa të gjitha shtazët tjera: 50, 100, ndërsa disa deri në 200 vjet!

Nuk kanë dhëmbë, sillen rreth e rrotull dhe kanë shikim të shkëlqyeshëm, në errësirë shohin më mirë se njerëzit dhe më mirë i dallojnë ngjyrat.

Ushqehen kryesisht me ushqim bimor, ndërsa kur janë në rrezik breshkët futen në mbështjellës, raporton oxygenshow.com

Ekzistojnë më shumë se 300 lloje të ndryshme prej të cilave shtatë lloje jetojnë në ujërat e detit, 180 lloje në ujërat e ëmbël, ndërsa llojet e tjera jetojnë në tokë.
Ka breshka që jetojnë në sipërfaqe të tokës dhe të tjera, që jetojnë në ujë.

Disa breshka janë gjigante, sikur p.sh. breshkat e ishujve Galapagos, që peshojnë mbi 200 kg dhe kanë ‘samar’ më të gjatë se 1 metër.

Breshkat jetojnë aq gjatë për shkak se pjesët e rëndësishme të trupit të tyre nuk dobësohen me kalimin e viteve, sikur që ndodh te njerëzit dhe shpezët.

Breshkat rriten ngadalë për një kohë të gjatë, gjatë tërë jetës së tyre.

Ato nuk kanë nevojë për shumë energji për të mbijetuar, si dhe mund të rrinë një kohë të gjatë pa ngrënë dhe pa pirë.

Dita Botërore e Breshkave është ndërmarrë për herë të parë në vitin 2000 nga American Tortoise Rescue.

Kjo ditë synon të sjellë në vëmendjen e njerëzve dhe të rrisë njohuritë e respektin për breshkat, duke nxitur veprime njerëzore për të ndihmuar mbijetesën dhe lulëzimin e tyre.

Dita Botërore e Breshkave përkujtohet në mbarë botën në mënyra nga më të ndryshmet, si shpëtimi i breshkave të gjetura nëpër autostrada, aktivitete kërkimore apo veshjet festive si breshka.

Në Kosovë as që përmendet si datë./oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu