Mësohet kush do të jetë trajneri i ri i Barcelonës

0
651

Ernesto Valverde nuk do të jetë shumë gjatë trajner i Barcelonës, pasi stili i tij i lojës nuk pëlqehet nga ylli i skuadrës katalonase Lionel Messi, por edhe disa lojtarë tjerë të rëndësishëm.

Sipas “Don Ballon” është pikërisht argjentinasi ai, i cili tashmë  e ka zgjedhur trajnerin e ri dhe ai është Quique Setien, aktualisht trajner i Betisit.

Stili i tij i lojës pëlqehet shumë nga kapiteni i katalonasve, ashtu si edhe nga lojtarët e tjerë të ekipit, si Busquets apo Pique, që shohin tek ai pasuesin e Guardiolas.

Për më tepër, spanjolli është lavdëruar edhe nga ish-shokët e ekipit të Messit, si Tello dhe Bartra, të cilët flasin shumë mirë për të. Mënyra se si ai e sheh futbollin është joshëse dhe gjithashtu vlerësohet shumë pozitivisht edhe afërsia dhe marrëdhënia e mirë që ka me lojtarët./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu