Mesdheu shton perimet dhe pakëson ushqimin me origjinë shtazore

0
281

Pas Spanjës dhe Greqisë, Italia është vendi i tretë në Europën Perëndimore që shfrytëzon më shumë perimet dhe është një nga vendet e pakta në Kontinentin e Vjetër që konsumon me pakicë ushqimin me origjinë shtazore dhe sheqer.

Ndërsa nga njëra anë Britania e Madhe, SHBA, Kanadaja dhe Australia kanë ulur njëkohësisht konsumin e këtyre dy lloj produkteve, Lindja e Largët i ka rritur ato, bashkë me Kinën, Korenë e Jugut dhe Tajvanin, çka ka rezultuar edhe në modifikimin e dietave të tyre.

Studimi ndërkombëtar është udhëhequr nga Universiteti i Kentit dhe është botuar në revistën shkencore ”Nature Food”.

Studimi paraqet një fotografi të 171 kombeve të botës me një studim që analizon zakonet ushqimore duke filluar nga të dhënat për importet, eksportet, prodhimin e brendshëm, sasitë e mbeturinave dhe rezervat e prodhimit.